Ushqimet ideale për të luftuar lodhjen

Lodhja është një problem shumë i përhapur i ditëve tona, sidomos në periudha të caktuara kur ngarkesa është më e madhe.

Me zor presim që të shtrihemi, në mënyrë që të rikuperojmë fuqitë.

Por kur lodhja bëhet kronike ka disa ushqime, të cilat ju vijnë në ndihmë, duke ju furnizuar me energji, kudo që ndodheni.

Frutat e thata dhe veçanërisht bajamet, janë një burim shumë i mirë energjie, ndaj rekomandohet që ti konsumoni, veçanërisht në periudhat me ngarkesë të madhe.

Peshku salmon, në sajë të përmbajtjes së acideve yndyrore omega-3, është ideal për ditët e lodhjes ekstreme, shkruan noa.al.

Çokollata e zezë, cilësohet si një produkt ushqimor që lufton depresionin, por në të njëjtën kohë furnizon me energji.

Kivi është gjithashtu një prej frutave më të rekomanduara në ditët e ngarkesave të mëdha, ku në sajë të vitaminave që përmban, na bën të ndihemi më mirë.