Vazhdojnë kapriçot e motit, ja çfarë ndodh duke filluar nga nesër

Moti duket se do të na vazhdojë së surprizuari.

Ky dimër duket se nuk ka ardhur plotëssisht dhe me shumë gjasë dhe festat e fundvitit të jenë pa dëborë.

Sipas Meteoalb ditën e nesërme reshjet e shiut sërish do të jenë prezente në formë të lokalizuar dhe në intensitet të ulët deri në mesditë.

Gradualisht vranësirat do të pakësohen në Jugperëndim e qendër të vendit.

Në zonën Verilindore e Juglindore të territorit në orët e mëngjesit parashikohet mjegull e mjegullinë lokale.

Era do të fryjë përgjithësisht e lehtë nga kuadrati i Jugut, çka bën që temperaturat të pësojnë rritje.

Këto parashikohen:

në zonat malore 2° – 11°C

në zonat e ulëta 6° – 17°C

në zonat bregdetare 8° – 18°C