Venecia/ Basha i përgjigjet ashpër Ramës: Hajdut psiqik, ke 9 ditë që nuk kupton as shqipen!

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias, që sipas tij i hap rrugë Vetingut në radhët e politikanëve. Basha ka akuzuar dhe kryeministrin Rama, teksa thotë se ai është një hajdur psiqik.

“Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”, shkruan Basha.