VIDEO-DENONCIMI/”Dhurata” e bashkisë Lezhë për biznesin e vogël, reagon Eduart Ndocaj: Politikat taksuese janë falimentuese

Kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, në një shënim të tijin sot në rrjetet sociale, ka denoncuar politikat taksuese të bashkisë Lezhë ndaj biznesit, të cilat sipas Ndocajt, përvecse janë të papërvallueshme implementohen në një formë mjaft korruptive.
Për këtë argument të tijin, Ndocaj solli shembullin e vendosjes së disa kioskave prej druri në sheshin para bashkisë Lezhë, të cilat janë taksuar në mënyrë të papërballueshme nga biznesi i vogël.
Në shënimin e tij, “kaubojsi” solli paradoksin e kësaj takse të vendosur, pasi një barake kushton 200 euro për ta blerë, ndërsa bashkia e takson 800 euro për një muaj!
Ja video-denoncimi i plotë që publikon Ndocaj në profilin e tij facebook:

 

Posted by Eduart Ndocaj on Tuesday, 18 December 2018