VIDEO-KOMUNIKIMI/ Eduart Ndocaj komenton ndryshimet në qeveri: Protesta e studentëve shkërmoqi qeverinë. Vazhdimësia e Ramës është e pamundur, zgjidhja vjen nga largimi i kryeqeveritarit

Ndryshimet e më shumë se gjysmës së kabinetit qeveritar kanë prodhuar një debat të ndezur publik, ku shumë faktorë të skenës politike ndajnë pikëpamje dhe argumente të ndryshme në lidhje me këtë zhvillim.
Padyshim, këtij debati nuk do t’i mungonte dhe kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, i cili përmes një video-komunikimi, ka përcjellë urimet dhe falënderimet për të gjithë studentët shqiptarë, të cilët me protestën e tyre arritën të shkërmoqin qeverinë e krimit të Edi Ramës, e cila prej 5 vitesh mbahej nga fijet e forta të oligarkisë dhe të mafias. Gjitashtu Ndocaj, falënderoi dhe emigrantët shqiptarë për protestën e sotme mjaft civile, duke dëshmuar se Shqipëria në shpirtin e saj, ka ende pasion dhe vullnet për të qenë një vend i lirë dhe demokratik.
Gjatë video-komunkimit, Ndocaj ka listuar disa argumente të tijat, të cilat e bëjnë të pamundur vazhdimësinë e Ramës për të qeverisur më tej Shqipërinë, dhe këtë gjë, ai e ka mësuar gjatë këtij dhjetori, ku shpërthyen një valë e gjerë protestash të shumta me karakter social-ekonomik.
Prioritetet e kësaj qeverie kanë dështuar, -vijoi të theksojë Ndocaj në video e bërë publike-, pasi janë shembur një e nga një të gjitha kolonat mbi të cilat Rama mashtroi shqiptarët në vitin 2013. Gjendja është katastrofale në sektorët strategjikë dhe jetikë të vendit, duke filluar me shëndetësinë, arsimin, energjitikën, infrastrukturën, etj, për të mos thënë pastaj, se u instalua oligarkia qeverisëse, e cila u shërbentë një grupi të vogël oligarkësh, duke gllabëruar përmes PPP-ve pasurirë e shqiptarëve.
Ndocaj, shigjetoi mungesën e profesionalizmit për ministrat e larguar, të cilët kanë prodhuar një regres në shumë aspekte, dhe një imazh negativ për vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Mjafton të kujtojmë nivelin e përfaqësimit në një pjesë të ambasadave shqiptare dhe menjëherë kupton seriozitetin e kësaj qeverie në raport me atdhedashurinë që e propagandojnë kaq shumë.
Video-komunikimi i kreut të PBDKSH, Eduart Ndocaj, në lidhje me ndryshimet e disa ministrave është në sintoni të plotë me qëndrimet e mbajtuara nga ai, pasi ‘kaubojsi” është nga denoncuesit më të ashpër të kësaj qeverie dhe të ministrave të saj, duke i akuzuar për abuzime, shpërdorim detyre, favorizim klientelizmi politik etj.
Ndiqeni të plotë video-komunkimin: