VIDEO-KOMUNIKIMI/Protesta e “Unazës së Re”, vjen apeli i Eduart Ndocajt: Rama po u keqpërdor. Të mos bëni arrestime protestuesish, pasi po mbrojnë shtëpitë e tyre, po mbrojnë pasurinë e tyre të ndërtuar me mund dhe djersë

Kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, i njohur për reagimet e tij mbi zhvillimet e ndryshme në vend, ka reaguar sot përmes një video-komunikimi, duke u solidarizuar me protestën e banorëve të “Unazës së Re”, ndaj të cilëve dora e mafias qeveritare, me në krye pinjollin e vijës së kuqe të nomenklaturës komuniste, Edvin Kristaq Rama po ushtron përdhunshëm ndaj tyre, duke i degdisur në mëshirën e fatit, pa marrë asgjë parasysh, se këta banorë kanë derdhur djersën dhe mundin e një jetë të tërë për të ndërtuar një banesë, për ti dhënë vetes dhe fëmijëve të tyre një mundësi dhe një shpresë…

Ndocaj ka qenë mjaft i ashpër me kryeqeveritarin Rama dhe qeverisjen e tij të cilën e ka cilësuar si një nga disfatat më të mëdha që i ka ndodhur Shqipërisë që nga 97-ta.
Ndocaj, përmes publikimit të sotëm, ka bërë një paralelizëm me protestat e qytetarëve francezë, të cilat e detyruan qeverinë e vendit të tyre të tërhiqej nga propozimi i rritjes së cmimit të karburanteve dhe në këtë kontekst, kreu i bashkimit demokristian, apeloi policinë e shtetit të jetë më dinjitoze në përmbushjen e detyrës së tyre dhe të mos bëjnë arrestime qytetarësh, pasi protestuesit e “Astirit” po mbrojnë shtëpitë e tyre, po mbrojnë pasurinë e tyre të ndërtuar me mund dhe djersë.

Në këtë apelim për forcat e rendit, Ndocaj nënvizoi rolin e keqpërdorimit të uniformave blu nga qeveria, e cila vetëm e vetëm që të mbrojë interesat e oligarkisë dhe të mafias së ndërtimit, i shtyn efektivët në situata vllavrasjeje dhe përcarjeje, të cilat mund të precipitojnë në anarki.

Në shënimin e tij, Ndocaj vuri në dukje, se asgjë nuk mund ta ndalë forcën dhe fuqinë e popullit, të cilit tashmë i është ngushtuar laku kjo qeverisje mizerabël dhe e lidhur ngushtësisht me krimin e organizuar.

Ndiqeni video-reagimin e plotë të z. Ndocaj:

Posted by Eduart Ndocaj on Tuesday, 4 December 2018