VIDEO-MESAZHI/ Eduart Ndocaj drejtuar studentëve: Rama ka rënë! Merrni fatet e Shqipërisë në duar, si dhe me vullnetin e tuaj të plotë të angazhoheni për një demokraci reale dhe të shëndetshme

Kryetari i PBDKSH, Eduart Ndocaj, një nga mbështetësit më aktiv të protestës studentore, ka përcjellë sot përmes një video-komunikimi, mesazhin e tij inkurajues për ‘uraganin e lirisë”, sic e quajti ai pjesëmarrjen masive të studentëve në protesën që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit.

Ndocaj, nënvizoi rolin elektrizues të kësaj proteste, e cila ndezi shpresën e fikur të shqiptarëve, si dhe evidentoi rolin civilizues dhe qytetar të studentëve, të cilët protestojnë për një Shqipëri të vlerave dhe të standardeve europiane.
Gjithashtu, Ndocaj komentoi dhe ftesën e bërë nga kryeministri për dialog me studentët, të cilën “kaubojsi” e konsideron të panevojshme, pasi tashmë s’ka vend për dialog, por e vetmja zgjidhje është largimi i kryeministrit dhe i shpurës së tij qeverisëse, të cilët me politikat e tyre klienteliste krijuan këtë realitet të zymtë të arsimit shqiptar.

Ndocaj, ka listuar mjaft arsye të cilat domosdoshmërisht cojnë në largimin e Ramës, dhe janë dështime katastrofale për ecjen para të Shqipërisë në procesin e integrimit. Drejtësia, arsimi, shëndetësia, ekonomia, e mjaft prioritete të tjera të premtuara gjatë fushatave të ndryshme nga Edi Rama, tashmë jo vetëm që nuk janë bërë realitet, por përkundrazi janë përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht dreht vendeve të tjera për një të ardhme më të mirë.

Gjatë këtij video-mesazhi, Ndocaj u ka bërë thirrje studentëve të marrin fatet e Shqipërisë, si dhe me vullnetin e tyre të plotë të angazhohen për një demokraci reale dhe të shëndetshme.

Ndiqeni të plotë video-mesazhin e z.Eduart Ndocaj drejtuar studentëve shqiptarë:

Ketu ka shprese! EDI RAMA JEP DORHEQIEN.Prej ditesh studentet e vendit tim dhe tuajit Po kerkojne vendin e tyre.Pankartat e tyre sa me trishtojne aq dhe me japin shprese.Ndjej keqardhje per kete vend kur ne duart e te rinjve lexoj emra "pedagogesh" qe kane nje cmim te percaktuar tashme per provim.Ndjej keqardhje kur ne duart e studenteve lexoj se jetojne si ne mesjete neper konvikte, ndjej keqardhje kur kuptoj se kane arritur deri aty sa te mos pranojne asnje deputet, pasi edhe njehere me forcohet idea se ky vend me keta udheheqesa ka marr fund, por njekohesisht per kete te fundit me vjen dhe mire pasi te rinjte e vendit tim kane kuptuar kush jane udheheqesat dhe perfaqesuesit tane, kane kuptuar se tashme eshte shitur cdo gje dhe tregut I eshte bashkuar edhe arsimimi.U mbusha me shprese nga disa thenie te tyre, nje prej te cilave ishte "Ne nuk ikim, vendi yne eshte Shqiperia".Uroj qe protesta e tyre te zgjase, zeri I tyre te degjohet, e ky te jete dhjetori I dyte! Kete here dhjetor pa politikane te perlyer.#_Jammestudentet

Posted by Eduart Ndocaj on Tuesday, 11 December 2018