VIDEO / Si ia përplasi studentja-Ramës: “Unë largohem nga ky takim, ju po na përçani”

Një tjetër provë me zë dhe figurë që ‘dialogu” i Ramës nuk është gjë tjetër veçse një manipulim. Ndërsa kryeministri po luante rolin e atij që bashkëbisedon me studentët protestues njëra prej studenteve mori fjalën duke nxjerrë në pah fallcitetin. Ajo pohoi se i kishin gënjyer për ti futur në atë sallë dhe se askush nuk i kishte thënë se do organizohej një takim me Ramën.

“Rektori na kishte njoftuar për një takim me studentë dhe pedagogë, nuk ka tha që do vinit ju këtu. Unë jam kundër kësaj përçarjeje që po përpiqeni të bëni ju. Prandaj jam e para që do të braktis mbledhjen, sepse rektori na ka gënjyer”, deklaroi studentja.

I kapur në befasi nga studentja, Rama u përgjigj: “Unë nuk e di çfarë bëni ju me rektorin, kjo është puna juaj.”   

Pasi tha këto fjalë studentja e vitit të dytë u largua mes duartrokitjeve të shokëve të asaj që më sa duket edhe ata ishin të mashtruar .