Vrau gruan me thikë, shqiptari dënohet përjetë

Vendimi i jurisë ishte unanim. Për shkak të fakteve dhe dosjeve masive penale të të akuzuarit “jepet dënimini maksimal”. Keshtu eshte denuar shqiptari 67 vjecar, i cili vrau me thike gruan e tij, duke e qelluar ne mes te rruges ne Vjene. 

Gykatesja qe e denoi eshte Eva Brandstetter, shkruan albinfo.ch. Por kur u pyetën nëse e kishte kuptuar vendimin, 67-vjeçari u përgjigj me një heshtje të gjatë para se të pohonte. Pastaj shtoi më tej: “Nuk u dënova pasi e kam kryer këtë akt, por sepse jam shqiptar”. Pyetjes tjetër, nëse ai e pranon aktgjykimin, nuk iu përgjigj. Në vend të kësaj, ai mbajti një monolog në gjuhën e tij amtare dhe më pas u shoqërua nga salla nga dy roje të burgut. Mbrojtësja Irene Pfeifer kërkoi kohë për të menduar. Aktgjykimi nuk është përfundimtar.

Gruan 59-vjeçare e qelloi tete here me thike, pasi gjatë një takimi në rrugë, si pjesë e zënkës me fjalë, ajo i kishte thënë një “fjalë të pistë”, që ai nuk e shqiptoi dot, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo.ch.

Përveç kësaj, ajo e kishte zene nga jaka dhe e kishte pështyre. Sipas mendimit të tij, deklaratat blasfemuese të gruas së tij e zemëruan pa masë dhe nuk duroi më.

Megjithatë, kosovari 67-vjeçar, ka pasur edhe me pare precedente. Ai ka vrare dy gra te tjera dhe per kete ka qene edhe i denuar me burg. Në vitet ’70-te, ai ishte dënuar në Gjermani, sepse kishte therur të dashurën e tij në një gjendje të dehur. Sipas informacionit personal, ai ka vuajtur burg për 20 muaj. Në vitin 1992, gjykata kantonale zvicerane e Graubundenit i shqiptoi 17.5 vite burg për vrasje.

Nderkohe, gjatë një grabitje, ai e kishte sulmuar njëmbëdhjetë herë me thikë në fytyrë, qafë dhe gjoks një grua tjeter.

Edhe në Austri ai ka qenë i njohur për krime të ndryshme dhe droge. Në vitin 2008, në Vjenë ai ishte dënuar me pesë vite burg, ku edhe njohu bashkëshorten e tij të ardhshme. Kur u lirua, që të dy u martuan.

Në fund të dhjetorit 2016, gruaja e la bashkëshortin dhe u kthye në vendlindjen e saj për disa javë. Pasi kthehet në Vjenë, në shkurt 2017, ajo banonte me djalin e saj nga një marrëdhënie e mëparshme./Panorama