Zbulon që burri e tradhëton i shkruan dashnores një letër epike

Zonjë e dashur, ju shkruaj për t’ju pyetur si ju shkoi në mendje që të tundonit tim shoq? Ai ka një shpirt kaq të dlirë, nuk ka mundur t’ju thotë jo. Ka një tru kaq jofunksional, aq sa zgjodhi të më tradhëtonte pikërisht në shtratin tonë.

Ai është kaq i fustruar nga plakja, sa ka vendosur të vishet si adoleshent qesharak për të të marrë vëmendjen. Ai nuk është i ndërgjegjshëm se sa qesharak duket me ato veshje.

Pas gjithë kësaj pyes veten, si jam dashuruar me të? Ne u lidhëm 30 vite më parë, ishim të rinj, pa eksperiençë, në atë kohë trupi i tij ishte i fortë dhe mendja brilante dhe e kthjellët. I kalonim netët duke bërë dashuri dhe duke folur edhe pse zilja e zgjimit do të tingëllonte herët.

Tani ti zonjë, je dashuruar, meqë do të flasim për dashuri, me një burrë në të 60, të mbushur me komplekse, të lodhur dhe të budallallepsur. Je dashuruar me një burrë, të çilit ka kohë që i kanë rënë flokët, muskujt i janë kthyer në lëkurë të squllët dhe rrudhat në ballë i duken si shenja hartash. Je dashuruar për seks, nuk besoj duke qenë se e ka ulur standardin, është normale për burrat e moshës së tij.

Ndoshta je tërhequr nga tregimet e tij? Nuk besoj, e ka kaluar jetën duke punuar, që të paguanim borxhin që kishim marrë bashkë. Ndoshta është tekë e jotja dhe e tij për të pasur një eksperiençë të ndryshme? Mbase.

Gjithsesi të falenderoj që më bërë të kuptoj se si është tjetërsuar ai burri të cilit i premtova dashuri të përjetshme 30 vite më parë. Të premtosh dashuri të përjetshme qenka një gabim i madh. Nuk e kam marrë parasysh që gjatë rrugës do të kishte aksidente,si puna juaj.