Zef Bushati: Studentët nuk duhet ta shuajnë këtë dritë që ata ndezën!

Fillimi i protestes se studenteve ishte vertete impresionues. Përrenj me studente që mbushën rruget e Tiranes dhe u derdhen si nje lume i fuqishem perpara godines se Ministrise se Arsimit ne Tirane me pese kerkesa drejtuar Ministres se Arsimit. Reagimi ishte i shpejte nga Qeveria, e cila i premtoi studenteve se do te filloje dialogun.

Manover standarte qeveritare e PS, per te fituar kohen e duhur, që të vendose nen kontroll protesten ne favorin e saj. Kjo kohe i sherbeu edhe opozites PD + LSI e cila menjehere filloi punen per ta perdorur protesten ne favorin e saj. Tre forumet rinore nisen punen. Forumi rinor i PS, Forumi rinor i PD dhe Forumi rinor i LSI. Pretesta nisi te perçahet. Studentet e PS u fokusuan vetem tek dialogu dhe ulja e tarifave dhe jo tek dorëheqja e Ministres se Arsimit si shkaktare e deshtimit të Reformes ne Arsim.

Studentet e PD dhe LSI kerkojne miratim te kerkesave pa kushte dhe jo negociata deri ne doreheqjen e Ministres. Nderhyrja e tre partive PS, PD dhe LSI i krijoi veshtiresi dhe konfuzion nje grupi te madh studentesh qe kundershtonin me force dhe perpiqeshin te ndalonin nderhyrjen e ketyre tre partive nepermjet te rinjve te forumeve te tyre ne proteste. Ata ishin te vendosur dhe te bindur se kjo nderhyrje politike do ta demtonte protesten.

Por ky grup te rinjsh, qe perfaqesojne realisht ndryshimin e pritshem nga pjesa me e madhe e qytetareve shqiptare, duke qene të pa organizuar dhe pa nje mbeshtetje nga njerez me pervoje, qofshin keta edhe profesore universitetesh te cilet jane evidentuar me qendrimet e tyre ne media dhe ne FB, u zbehen dhe u vendosen ne veshtiresi reale per realizimin jo vetem te kerkesave te tyre por edhe te misionit te madh, i cili bëri qe lumenjte e studenteve ne Tirane, Durres, Shkoder, Korçe, Elbasan, Vlore, te vershojne neper rruge dhe te mbushin sheshet e qyteteve.

Sot te rinjte qe ecnin mespermes rrugeve te ish Bllokut ne Tirane therrisnin: Mos qendroni neper kafene, por bashkohuni me ne. Kjo thirrje ishte per shoket e shoqet e tyre, per prinderit, per motrat e vellezerit, per te gjithe qytetaret e qyteteve te Shqiperise. Ajo thirrje te dukej si nje klithme e te rinjve qe kerkonin ndihmë: ejani na ndihmoni. Ne nuk duam te largohemi nga Shqiperia, ne duam te studiojme ne Shqiperi me standarte europiane qe neser ti sherbejme me mire popullit dhe shtetit tone.

A mundet qe kjo proteste studentore ne mbare Shqiperine te deshtoje ? Nese deshton kush jane fajtoret ? Rama, Basha, Kryemadhi apo profesoret dhe intelektualet, te cilet nuk i mbeshteten bijte dhe bijat e tyre ? Po a kane moral ish ministrat e PD e LSI qe u larguam me 1 milion vota nga pushteti i tyre i korruptuar te dalin ne Tv e te flasin per moral ? Po a kane moral ministrat e PS qe jane akuzuar per korrupsion tu flasin studenteve per reforma ? Studentet duhet te kthjellohen. Ata ndezen driten e shpreses te te gjithe qytetaret e Shqiperise. Ata nuk duhet te perçahen, por te bashkohen.

Te bashkuar jane me te forte. Ata, studentet, nuk duhet ta shuajne kete drite, që ndezen, se pastaj do te jete shume veshtire qe nje tjeter drite shprese do te lind ne kete shtet ku ka humbur shpresa.