ANALIZA E JAVËS/ Eduart Ndocaj: Ndryshimet në qeveri-cirkusitikë e Ramës me ministra gaztorë. Shqiptarët duhet të reagojnë, pasi vendi po shkon drejt neodiktaturës

I ftuar sot në studion e televizionit “Fax News”, kreu i Partisë së Bashkimit Demokristian Shqiptar (PBDKSH), Eduart Ndocaj, bëri një analizë të situatës politike në vend, të cilën ai e vlerësoi si alarmante, pasi vendi ndodhet në duart e oligërkëve, që po zhvatin dhe grabisin pasuritë e qytetarëve shqiptarë të ndërtuara me aq mund dhe djersë nga një popull i cfilitur dhe i stërmunduar nga rrjedhat e historisë.

I pyetur mbi përplasjen më të fundit në mes kryeministrit dhe Presidentit të Republikës, Ndocaj u përgjigj duke e konsideruar konfrontim klanor dhe jo institucional, pasi e tillë është konfiguruar skena politike shqiptare, duke prodhuar më shumë mentalitet klanor se sa realitet politikbërjeje.

Politikën e jashtme të këtyre 5 viteve, Ndocaj e cilësoi tërësisht të dështuar dhe pa asnjë dobi për shtetasit shqiptar apo dhe pa ndonjë produktivitet në vizionet afatgjata strategjike të Shqipërisë.

Konteksti i ndryshimeve të bëra në kabinetin qeveritar, është më së shumti një lojë e Ramës, që serviret në kushtet e dështimit total të qeverisjes së tij dhe që përdoret për të përfituar kohë, duke bërë cirkuistikën e radhës me ministra gaztorë, të cilët nuk përfaqësojnë asnjë prorgram real qeverisës, por janë instrumente në duart e një kryeministri të papaërgjegjshëm.

Më pas, Ndocaj ftoi qytetarët shqiptarë ti bashkohen protestës së studentëve, pasi vendi ndodhet në prag të instalimit të një neodiktature, ndaj dhe duhet veprim mbarëkombëtar pët të parandaluar këtë gjë sot, pasi nesër do të jetë shumë vonë, -nënvizoi në intervistën e tij, kreu i PBDKSh, Eduart Ndocaj.

Ja intervista e plotë e tij dhënë për televizionin “Fax News”