Deklasifikohen dokumentet e CIA, si SHBA ndaloi Greqinë të pushtonte Jugun e Shqipërisë

Së fundmi CIA ka deklasifikuar disa dokumente sekrete me fakte tronditëse që tregojnë planet e Greqisë për të pushtuar Jugun e Shqipërisë menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për  dëshmi që tregojnë se si SHBA ka ndërhyrë në kohën e duhur për të parandaluar një intervim të ushtrisë greke në të ashtuquajtura zona të Vorio-Epirin Brenda territorit tonë.

Janë zbardhur mjaft dokumente, përfshirë edhe përmbledhjet e telegrameve diplomatike dhe komentet e CIA-s të cilat tregojnë se ambasadorët e Uashingtonit në Ballkan ishin të shqetësuar për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake greke në Shqipëri, raporton skai.gr.

“Në mars të ’49-ës, ambasadori i SHBA në Beograd vlerësoi se Greqia mund t’i propozonte Kombeve të Bashkuara  të vepronte si garantues për kufijtë e pandryshuar në atë kohë në Ballkan. Pastaj ambasadori tha se Athina mund t’i mohojë pretendimet e saj ndaj Shqipërisë jugore, me kusht që Jugosllavia, Shqipëria dhe Bullgaria të pranonin ndarjen e kufijve të tyre” shkruhet mes të tjerave në këtë dosje tashmë të deklasifikuar.

Në një tjetër dokumentet tregohet se Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit amerikan në Greqi, t’ia bëjë absolutisht të qartë qeverisë, “se Shtetet e Bashkuara janë absolutisht kundër një hyrje të mundshme të ushtrisë kombëtare në Shqipëri, në operacionet kundër gueriljeve komuniste greke”.

Sipas kësaj dosje, pushtimi i mundshëm grek i Shqipërisë nga Greqia shqetësonte veçanërisht edhe Titon, i cili në shtator të vitit 1949 i tha ambasadorit amerikan, se një zhvillim i tillë do të bënte “më të vështirë” situatën për Jugosllavinë. Ai i bëri thirrje SHBA-ve që të ndërmjetësojë në mënyrë që Athina të mos lëvizë kundër Tiranës.