Dy vite pas ndarjes nga Albi, Klaudia rrëfen arsyen pse i dhanë fund martesës së tyre

Teksa kanë kaluar dy vite nga ndarja e bujshme e koreografit Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa, ata sërish qëndrojnë në qendër të vëmendjes së publikut.

Madje fansat e tyre janë ende kuriozë të dinë se cila është arsyeja që i dërgoi ata të dy drejt divorcit. Këtë Klaudia e ka treguar në një intervistë për “Revista Class”, ku ajo është shprehur se mes tyre nuk funksiononte më dhe kjo çoi në ndarje.

“Nuk funksionoi më dhe morëm rrugë të ndryshme”, ka zbuluar balerina e njohur. Ajo gjithashtu është pyetur edhe çfarë raporti ka me Albin pas ndarjes.

albi nako klaudia

Klaudia ka rrëfyer se ka një raport të qetë dhe se ndajnë respekt për njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë balerina ka treguar se dashuria ende nuk ka trokitur sërish te zemra e saj.

Por ajo u shpreh se mashkulli ideal për të duhet të jetë: “një person i gatshëm të jetojë me jetën time private, por edhe me atë publike. Dhe për ta bërë këtë duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij. Inteligjent, i fortë. Njeri i aftë dhe i ndjeshëm”.

klaudia-pepa-2-768x557klaudia_pepa_albi_nako_61498892926