Eduart Ndocaj: Servilët që “krenohen” me ish-ministren hajdute. Ky vit do të shënojë triumfin e qytetarisë në Lezhë

Në ditët e para të vitit 2019, nuk do të mungonin debatet politike, ku në vëmendje rikthehen ish-ministrat e shumëpërfolur të larguar para pak ditësh si rezultat i protestave të shumta që nxorën në pah keqqeverisjen e vendit.

Përmes një postimi në profilin e tij facebook, kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj ka ironizuar ish-ministren e arsimit Lindita Nikolla, të cilën e konsideroi një hajdute dhe që në mënyrë të pakuptimtë disa sercvilë “krenohen” me bëmat e kësaj “heroine”, e cila do të mbahet mend gjatë si ministrja që shkatërroi në tërësi sistemin arsimor shqiptar. Në publikimin e tij, Ndocaj e ka konsideruar ish-ministren Nikolla një hajdute ordinere, e cila është akuzuar vazhdimisht dhe publikisht për ryshfete deri në 3000 mijë euro në emërimin e mësuesve në punë, akuzë të cilën e ka përforcuar më së shumti dhe ish-deputeti socialist Ben Blushi gjatë një seance parlamentare.

Ndiqeni postimin e plotë: