Ironia e Bregut: Kisha planifikuar takim me ministrin e Jashtëm, por duket se do me presë Rama

Majlinda Bregu ish deputete e Partisë Demokratike dhe ish Ministre e Integrimit, prej muajit Janar gëzon zyrtarisht postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, kandidim ky i cili u mbështet edhe nga qeveria shqiptare.
Për herë të parë ajo foli nga Sarajeva për ” Wake Up” ku rrëfeu se përse e mori vendimin për të kandiduar në detyrën e re.

Duke u ndalur ne zhvillimet në Shqipëri, Bregu tha se kishte planifikuar takim me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, më pas me Gent Cakajn, por mesa duket do ketë takim me Edi Ramën, së fundmi i vetë propozuar si kryediplomat pas rrëzimit nga Presidenti të kandidaturës së Cakajt.