LEZHË/ Gara për kreun e bashkisë, Ndocaj njofton takim me simpatizantë: Së bashku do të jemi surpriza e zgjedhjeve. Qytetarët duan një administrator dhe jo zhvatës të pasurive të tyre

Tashmë kur kanë mbetur dhe 5 muaj nga data e dekretuar e zgjedhjeve për pushtetin vendor, parti të ndryshme kanë filluar të ndezin motorët e tyre, me pretendimin për të bërë surpriza të mëdha.

Në funksion të këtyre zhvillimeve, subjekte të caktuara kanë filluar të grupohen ose të shkrihen njëra me tjetrën, sic ndodhi me dy partitë demokristiane të Zef Bushatit dhe Eduart Ndocajt, të cilat njoftuan para pak ditëve bashkimin në një të vetme dhe daljen me kandidatët e tyre në të gjitha bashkitë e vendit.

Ndër bashkitë me pritshmëritë më të mëdha për këtë subjekt mbetet Lezha, ku pritet të kandidojë sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Eduart Ndocaj, i cili përmes një publikimi në profilin e tij facebook, njofton vendimin e tij për të kandiduar, duke njoftuar mbështetësit e tij dhe qytetarët lezhianë për një takim promovues ditën e dielë, në ambientet e partisë, duke mbështetjen e tyre, pasi alternativa përfaqësuese e tij është për zhvillimin e Lezhës dhe potencimin e saj ekonomik dhe social.

Ja publikimi i plotë i z.Ndocaj:

Mirëmbrëma qytetarë të Lezhës!
Kam vendosur të kandidoj për kryetar të bashkissë Lezhë, dhe dëshiroj të jeni pjesë e fitores së bashkisë së re më 2019. U ftoj të jeni në takim, të dielën me datë 3 shkurt, ora 10.00 në Rrugen “Shtraus” përballë bar “Serrani”, tek zyrat e Bashkimit Demokristian. Në takim do të jetë edhe kryetari i Aleancës Demokristiane z. Zef Bushati, ku sic jeni vënë në dijeni kemi bashkuar dy partitë demokristiane tonat. Të bashkuar do të korrim sukses në zgjedhjet e 30 qershorit, sigurisht duke pas edhe ndihmën tuaj.
Me respekt
Sekretari i Përgjithshëm i ADK
Eduart Ndocaj 
eduartndocaj@gmail.com
cel. 0696577785