LEZHË/Mungesa e ngrohjes në shkolla, reagon Eduart Ndocaj: E kam denoncuar vazhdimisht, por institucionet përkatëse nuk janë të interesuara. Me 30 qershor i japim fund hajdutërisë

Ditët e acarta të këtij fillimjanari kanë rikthyer në vëmendjen e opinonit publik debatin e vazhdueshëm mbi gjendjen e objekteve shkollore dhe sistemin e ngrohjes që përdoret, i cili më së shumti nuk është funksional dhe herë-herë është investuar në mënyrë abuzive, duke shpërdoruar miliona lekë.
Përmes një shënimi në profilin e tij facebook, ka reaguar dhe kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, i cili risjell në vëmendjen e publikut, se ai e ka denoncuar vazhdimisht këtë fenomen në bashkinë Lezhë, si dhe ka kujtuar se fondet e përdoruara për sistemin e ngrohjes në shkolla nuk kanë shkuar në destinacionin e duhur, dhe për pasojë, sot, shkollat e Lezhës përballen me kushte alarmante nga i ftohti dhe acari i këtyre ditëve.
Përmes këtij shënimi Ndocaj, nuk ka hezituar të shigjetojë administratën e bashkisë për mospërmbushjen e këtij detyrimi, si dhe ka adresuar akuza ndaj përfaqësuesve të qeverisë këtu në Lezhë, të cilët asnjëherë nuk e ngritën zërin për mungesën e ngrohjes nëpër shkolla.

Ja postimi i plotë:

“Kam denoncuar disaherë bashkinë e Lezhës për mungesën e ngrohjes në shkolla e çerdhe, ëështë e turpshme që një bashki me një staf prej 800 punonjësish, ku të paktën 500 prej tyre janë më tepër e duke llogaritur rrogat e abuzuara kapin shifrën marramendëse mbi 250.000.000 milion lekë në muaj dëm në xhepat e lezhianëve. Si është e mundur që nuk gjenden 50 mijë lekë të reja të vendosin një automat dhe justifikohen duke ia kaluar fajin OSHEE-së? Patjetër , edhe OSHEE-ja e Pjerin Ndreut, deputetit famëkeq të Lezhës ka faj për çdo mungesë investimi në shkollat e çerdhet për ngrohje, po kjo qeveri është në sinkron me bashkinë për të lënë këta fëmijë në ngrica. A keni fëmijë ju zoti kryetar? Po ju zoti nën kryetar, po ti ingjinier i bashkisë a keni fëmijë dhe ju apo shkollat ku arsimohen ato kanë ngrohje apo ndoshta i keni çuar me studime jashtë vendit?.
Të dashur lezhianë! Bashkia pas 30 qershorit 2019 do ketë një shndërrim total nga padrejtësitë që jaë bërë neë këto 4 vite nga ky kryetar e stafi i tij. 
Ju garantoj se në 2019-n, unë si kryetar i kësaj bashkie do të investoj në të gjitha shkollat shkollat e bashkisë Lezhë, të cilat do të kenë energji 24 ore, si dhe ngrohje në dimer dhe të përshtatshme në sezonin e ngrohtë, energjia do të jetë energji diellore e investuar nga bashkimi europian, sipas prioriteteve tona, duke i dhënë një rëndësi jetike përmirësimit sistemit arsimor”.