MINATORË, NAFTËTARË, STUDENTË, TË GJITHË NË PROTESTË KUNDRA QEVERISË MAVI.

Protestës së studentëve të universiteteve publike që po mbahet para Kryeministrisë, i janë bashkuar edhe minatorë nga Puka dhe Mirëdita.

Në një prononcim për gazetarin Erjon Skëndaj një prej protestueseve tha se kërkesat e studentëve janë legjitime, ndërsa shtoi se ishin bërë pjesë e kësaj kauze edhe për kërkesat e tyre, siç është edhe marrja e statusit. Minatori tha se për gati 28 vite kjo kategori është mashtruar nga të gjitha qeveritë.

“Ne kemi fëmijët tanë, kemi ardhur nga Puka, nga Mirdita, Do të vijnë të tjerë nga Bulqiza. Studentët  kanë të drejtë të protestojnë pasi i kanë kërkesat legjitime. Na kanë vjedhur legjitimitetin. Siç ishte marrëveshja e 2008 mes Ramës dhe Berishës,  jo legjitime. Ne minatorët nuk kemi asnjë të drejtë. Na kanë mashtruar për statusin. Dhe na mashtrojnë. Ne kërkojmë që të mbështesim studentët, por kemi ardhur edhe për kërkesat tona legjitime. Kemi lënë shokët tanë nën tokë”, tha minatori.
(ed.me/BalkanWeb)