Ministrja shqiptare filmohet në momente të sikletshme, ha thonjtë në Kuvend dhe i hedh poshtë tavolinës (VIDEO)

Ministrja e Integrimit te Kosoves, Dhurata Hoxha eshte filmuar ne Kuvend ne nje situate turperuese, teksa ha thonjte dhe i hedh poshte tavolines. Gjithcka ka ndodhur gjate nje seance plenare te Kuvendit te Kosoves, gjate interpelances rreth vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

Ne kohen qe ndodhi ngjarja, Dhurata Hoxha ishte ne krye te dikasterit te Drejtësisë, nderkohe qe sipas mediave te Kosoves, tashme akuzohet si përgjegjëse për vdekjen e Astrit Deharit në burg.

Në fjalimin e saj akuzoi Vetëvendosjen se vetë ata e kanë çuar në ‘vetëvrasje’ Deharin. Periskopi shkruan se “Vetëvendosje” kërkoi shkarkimin e saj si ministre e Integrimeve. Kryetari Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që te votojnë mocionin e interpelancës ku kërkohet shkarkimi i ministres Dhurata Hoxhës dhe zyrtarëve policorë që kanë qenë përgjegjës atë ditë.

Por teksa deputetët debatonin, Hoxha është kapur në pozita aspak të lakmueshme. Ne kete video duket teksa kafshonte edhe thonjtë e pastaj i hidhte në tokë.

Shihni videon:


360grade.al