Mosdekretimi nga Meta i ministrit të ri të jashtëm, nervozohet Rama: “Argumentet e Presidentit janë turpëruese dhe skandaloze”

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me vendimin e Presidentit, Ilir Meta për mos dekretimin e Gent Cakaj në pozicionin e Ministrit të Punëve të Jashtme. Sipas Ramës, Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm

Kryeministri ne Twitter: 
Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm👎Argumentet e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin👎Ndjesë Kosovës për këtë turp🙏