Mosdekretimi nga Presidenti i ministrit të propozuar, reagon Eduart Ndocaj: Emri i servirur nga Rama një garniturë e qarqeve antishqiptare

Zhvillimet e fundit politike, vecanërisht mosdekretimi nga Presidenti i Republikës i emrit të propozuar për ministër të jashtëm, ka ngjallur debate të shumta në skenën politike shqiptare, ku palët ndajnë mendime dhe opinione të skajshme rreth kësaj cështjeje.
Eduart Ndocaj, përmes një video-komunikimi shpreh qëndrimin e tij në lidhje me këtë lëvizje rë rëndomtë të kryeministrit, e cila vjen në kundërthënie me interesat gjeopolitike dhe strategjike të kombit shqiptar.

Ndocaj është treguar cinik ndaj emrit të propozuar nga Rama, të cilin e ka konsdieruar të padenjë për të përfaqësuar diplomacinë shqiptare, pasi sic nënvizoi Ndocaj, ministria e jashtme shqiptare, për vetë specifikën dhe rolin e saj në marrëdhënie me organizmat ndërkombëtare, është ministria që përfaqëson diplomacinë dhe interesat e kombit shqiptar me botën, ndaj dhe emri i servirur nga Rama është një garniturë e qarqeve antishqiptare,-përfundon deklarimin e tij, kreu i PBDKSH.

Ndiqeni të plotë qëndrimin e shprehur të kreut të PBDKSH, Eduart Ndocaj: