NGA, AGRON PREBIBAJ: ASNJË KATOLIK NË KRYESINË E PARTISË DEMOKRATIKE

Është momenti dhe duhet thënë pa droje se katolikët tashmë nuk janë të përfaqësuar në nivelet e larta të PD-së, akoma më keq se ajo e përfaqësimit me njerëz me rekorde kriminale e niveli i ulët nga PS e Rames.
Edhe Naimi i madh e Konica të pasuar nga Kadare i gjallë të cilët kanë apeluar fort në orientimin e krishterë të shqiptarëve për nga Europa e cilësuar si kurrizi i kombit, me patjeter se do të mallkonin këtë përjashtim apo mospërfaqësim dinjitoz të katolikëve në strukturat partiake e shtetërore.
Lideri i PD-së z. Basha duhet të mësojë se katolikët pas 90-ës ishin të orientuar masivisht në drejtim të PD-së dhe kanë votuar gjithnjë në favor të së djathtës pasi ndërgjegjia, gjeneza e përsekucioni komunist me patjetër i orientoi qartazi me shikim nga Europa pa përjashtuar një votë të papërfillshme majtas.
Katolikët me votën e tyre përfaqësojnë 1/7 e parlamentit shqiptar me gjithsej 20 apo 21 mandate deputeti në parlament shkojnë me votat e tyre 7 mandate në qarkun Lezhë, 7 mandate në qarkun Shkoder e sigurtë mbi 4 mandate në Tiranë e influencë në mandate të zgjedhuri në Durrës, Fier, Tropojë etj.
Megjithëse bota katolike shqiptare e kryesisht ajo intelektuale është rënditur gjithnjë djathtas asnjëherë dhe në asnjë moment nuk ka marrë përfaqësim më shumë se 1-1.6% në qeverisje as nga demokratët as nga socialistët një gabim fatal që pason në fondamentalizëm apo fobi të padenjë, asnjëherë PD nuk duhet të gabonte përballë komunitetit të identitetit kombëtar, më të ndjeshëm e më vital përballë padrejtësisë por gjithnjë të mirëorientuar djathtas.
Megjithëse në këto dy zgjedhjet e fundit u përdor shitblerja e votës e pragmatizmi i cili çoi një pjesë të votonin majtas por me përfaqësimin më të dobët të mundshëm, ndërsa djathtas kanë mbetur gjithnjë të rreshtuar kollosët, familjet katolike tradicionale, elitat dhe profesorët e shkëlqyer të këtij vendi.
Fajtore këmbë e krye mbetet zyra e burimeve njerëzore dhe e organizmit të PD-së të cilët nuk duan apo nuk dinë të stimulojnë e menaxhojnë për një konkurim të ndershëm eliten katolike e cila qëndron gjithnjë në krah, mjaft besnike e të fisëshëm në vitalizimin në rritje e përfaqësimin e drejtë. Megjithëse një perfaqësim i ulet edhe në Keshillin Kombetar e asnjë i zgjedhur ne kryesi gjithnjë bota katolike është me shikim nga PD si shtepia e madhe e lirise e së djathtes.
Agron Prebibaj-sekretar i medias së PDK-së