Nga Mark Zefi: Lezha postkomuniste është keqmenaxhuar. Eduart Ndocaj përfaqësuesi i vlerave autoktone të qytetarisë lezhiane

Lezhianët duhet të votojnë një qytetar autokton lezhianë. Kandidatët e ardhur në vitet e periudhës postkomuniste, është e sigurtë se punojnë për partinë dhe për vete, për lezhianët jo.

Ky mendoj se duhet të qëndroj si motiv themelor për të votuar Eduart Ndocajn. Por se si i numrojnë votat komisionet është tjeter punë.

Edhe premtimet, mashtrimet, pagesat, kërcënimet dhe kompromiset kanë rëndësi. Por këto edhe mund të evitohen në se zotin Ndocaj e mbështet një staf elektoral serioz, i vendosur dhe që ka në qëndër të vemendjes interesat imediate të qytetarëve.