Pas sulmit të Ramës ndaj VOA, reagon Basha: Akt i turpshëm dhe i dëshpëruar

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj sulmit të bërë nga kryeministri Rama për Zërin e Amerikës.

Basha deklaron se Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin.

Sipas tij, për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo.

Postimi i plotë: 

Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!