Pas sulmit të Ramës ndaj VOA, reagon Eduart Ndocaj: Kryeministri ka humbur cdo krebilitet dhe është shndërruar në gaztor që argëton qytetarët

Pas sulmit që i bëri kryeministri i vendit, VOA-s, duke e konsideruar “kazan”, kanë ardhur një sërë reagimesh të shumta, nga politikanë dhe përfaqësues të medias.
Kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, ka publikuar në rrjetet sociale një video-komunikim, ku shpreh qëndrimin e ti në lidhje me këtë papërgjegjshmëri të kreut të qeverisë, i cili tashmë ka humbur cdo kredibilitet dhe është shndërruar në sharlatan dhe gaztor që argëton qytetarët.
Gjithashtu, Ndocaj ka reaguar dhe në lidhje me emërimet e bëra së fundi në sistemin e burgjeve, ku i cilësoi tërësisht klienteliste dhe militanteske, duke vënë në dyshim sigurinë e tyre për periudhën në vazhdim.
Nuk kanë munguar nga “kaubojsi” notat e humorit dhe të ironisë gjatë këtij video-komunikimi, ku i ka sugjeruar kryeministrit të “duhurin” për ministër të jashtëm.
Ndiqeni të plotë video-komunkimin:

Posted by Eduart Ndocaj on Tuesday, 15 January 2019