Problematikat në qarkullim në “Rrugën e Kombit”, reagon Eduart Ndocaj: Autoriteti rrugor shqiptar një instancë korruptive. Mos vallë duhet një taksë e re për borën dhe një për shiun

Kreu i Partisë Bashkimi Dmokristian Shqiptar (PBDKSH), Eduart Ndocaj, përmes një shënimi në profilin e tij facebook ka denoncuar papërgjeshmërinë e instancave qeveritare dhe autoritetin rrugor shqiptar në lidhje me mosmirëmbajtjen e rrugëve dhe kryesisht autostradën e “Rrugës së Kombit”, e cila këto ditë ngricash ka shfaqur problematika të mëdha në qarkullimin e automjeteve.

Ndocaj, përmes shënimit të tij, ka ironizuar autoritetin rrugor duke aluduar se mos vallë duhet dhe një taksë e re për borën dhe një për shiun, pasi në këto kushte qeveria nuk shfaq asnjë impenjim për të ofruar standardin e duhur të mirëmbajtjes së rrugëve dhe për mbajtjen e tyre në kushte optimale dhe të qarkullueshme.

Ja reagimi i plotë:

DUHET NJË TAKSE E RE PËR BOREN DHE NJË TAKSE E RE PËR SHIUN. Kjo ësht ajo që duam po kjo qeveri bandite as kryp ska hedh se borpastruset segzistojnë , shperndajn kryp me fugona e me lopata ne gjirokaster policia hedh kryp me qese , rruga kombit edhe 0se tani esht taksa sesht pastruar fare as kryp as borpastruese, qytete dhe qytetare te izoluar siq ishin mas luftes dytë botrore, të dashur shqipëtarê Kështu pastrohen rrugët në vendet ku taksa shkon për të përmirësuar jetën e shumicës e jo vilat e pakicës.