Pse kane frikë Kryeministri Edi Rama dhe Opozitari Lulzim Basha nga Reforma Zgjedhore ?

Nga, Zef Bushati

Pse kane frikë Kryeministri Edi Rama dhe Opozitari Lulzim Basha nga Reforma Zgjedhore ? Pse trëmben Edi dhe Luli nga depolitizimi i Kodit Zgjedhor ? Pse Luli dhe Edi janë kundër hapjes së negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë në BE në Qershor 2019 ? Çfarë e shqetëson Edin dhe Lulin ? Pse Lulzim Basha mori vendim për të organizuar protesta më 16 Shkurt, vetëm kater muaj para Zgjedhjeve Lokale ? Të gjitha këto pyetje lidhen me skenarin Edi Rama dhe Lulzim Basha: ” së bashku kundër Rezolutës per Shqipërinë të votuar nga 470 Eurodeputet të Parlamentit Europian më 30 nëntor 2018, per Reformen Zgjedhore. Së bashku kundër ndryshimit te Ligjit Zgjedhor ”
Ne Rezolutën e Parlamentit Europian theksohet si detyrë për vendin tonë:
a.- Miratimi i Reformës Zgjedhore para Zgjedhjeve Lokale, si kushti kryesor për hapjen e negociatave për anëtarësim te Shqipërisë në BE, vendim që do të merret në qershorin e vitit 2019.
b.- Depolitizimi i administratës zgjedhore. ( duke filluar nga KQZ )
c.- Transparencë në financimin e fushatës.
ç.- Regjistrimi i votuesve.
d.- Përdorimi i teknologjive të reja të votimit. ( votim dhe numërim elektronik )
e.- Votimi jashtë vendit. ( per emigrantët shqiptarë )
Te gjithe specialistet e dinë se Ndryshimi i Ligjit Zgjedhor synon fundin e sistemit te korruptuar qeveritar ne Republiken e Shqipërisë. Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor synohet që të shkojnë drejt zgjidhjes të gjitha hallet dhe problemet e mëdha që shqetësojnë qytetarët shqiptarë, synohet të ndryshojë rrjedha e zhvillimeve politike, ekonomike e sociale në Shqipëri, synohet te ndryshoje klasa e vjeter politike qe e ka qeverisur 28 vite Shqipërinë, synohet te lind nje klase e re politike. E thënë ndryshe : synohet te rrëzohet pushteti i PS dhe PD, pushteti i Edi Ramës dhe Lulzim Bashës dhe në pushtetin qeverisës te ngjiten politikanë te rinj, te pa korruptuar, te pa inkriminuar, te pa kapur nga agjenturat, politikanë të rinj e te ndershëm, patriotë dhe intelektuale, te përkushtuar per te nxjerre vendin dhe qytetaret nga kriza, per ti rikthyer shqiptareve shpresen dhe besimin se Shqiperia do te ndryshoje dhe se në Shqiperi jetohet më mirë se në emigracion. Kjo eshte arësyeja që Edi dhe Luli janë te trembur e te shqetësuar.
Si konkluzion: Ndryshimi i Ligjit Zgjedhor i heq pushtetin PS dhe PD mbi kontrollin dhe menaxhimin e procesit zgjedhor, i heq mundesine e inkriminimit te procesit zgjedhor, i heq mundesine e shit-blerjes dhe vjedhjes se votave, i jep mundësinë e votimit te gjithe shtetasve shqipetare kudo ku ata jetojne, shkaterron parimin e lavjerresit qe pushteti te shkoje njëherë te PS dhe njëherë te PD, vendos barazinë zgjedhore, e plot elementë te tjerë që na barazojnë me sistemin zgjedhor te shteteve te BE, që rezultati te shpallet disa orë mbas përfundimit te votimeve.
Por që keto ndryshime të mos ndodhnin ne Ligjin Zgjedhor Lulzim Basha futi ne çader militantet 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare 2017, tani që të mos ndodhin ndryshimet në ligjin zgjedhor Lulzim Basha po nis protestat qe kur te afrohet data e zgjedhjeve lokale Qershor 2019 te deklaroj se nuk ka kohe te ndryshohet Ligji Zgjedhor dhe le të hyjme ne zgjedhje me ligjin aktual qe i jep PD dhe PS kontrollin e te gjithe procesit zgjedhor per ta ndare pushtetin simbas skenarit komunist 28 vjecar.
Edi Rama e Lulzim Basha gabojnë kur mendojnë se ja hedhin kollaj ketij populli te rraskapitur, ja hedhin zyrtarëve te lartë te SHBA e BE. Te gjithë e dine realitetin dhe shume shpejt ky realitet do te ndryshoje ne Shqiperi.