Qeverisjet e klonuara pa socialistë (Dimri i fundit RAMA)

Nga Agron Prebibaj

Kryeministri i te klonuarve Edi Rama tashmë ndodhet në peshoren më të keqe përballë socialistëve, të cilit i ka përjashtuar nga ekipi duke prishur ekuilibra dhe ndërgjegjen e tyre ndaj partisë së vet, e cila është pasuri kombëtare tashmë e gjendur si mos më keq nën përlloqjen që kryetari ju bëri socialistëve e më keq atë gjithëshipetare.
Shqipëria u kap nga kryeministri i cili krijoi hambarin e drogës, të krimit e bashkëpunimit qeveritar, shkundi shqiptarët për t’i lënë në krye të listës si populli më i varfër i Europës, bëri një Shqipëri konçensionesh por më orgurzeza që solli themelimin e krimit në familjen shqiptare.
Themelimi i krimit në familjen shqiptare një prodhim i vetëm i tipit vetëm Rama vjen si pasojë e keqqeverisjes e cila pasuroi oborrtarët me qëllimplote për të shtuar varfërinë deri në maksimum e cila krijoi dobësimin ekonomik, shoqëror e social të qytetarit shqiptar, për pasojë në vitet Rama dëgjohet gjëma në familjen shqiptare duke e çuar vendin ku mijëra familje sot janë të vendosura nën frikën e njëri-tjetrit, pra kur po çohet baba dhe mbytë bashkëshorten e fëmijën, por edhe e kundërta në familje duke u shoqëruar me plot krime në rrethin familjar e miqësor.
Gjithëplagët shqiptare të hapura nën perandorinë e Ramës detyruan për të ikur 320 mijë shqiptarë në azilet e Europës, si më keq e me shikim të vakët nga pas, kjo e ardhur nga tulatja e prishja e plotë ekujlibrave e ndërgjegjes qytetare.
Trekëndëshi i fortë i krijuar nga Rama, e nisur me drogën, korrupsionin e pabesinë e tij është mallkimi më i fortë shqiptar i cili tashmë nuk ka ngjyrë por i ulur këmbëkryq e me peshë në qafë, ngjizja më e keqe në qeverisjet e vendit.
Prishja e ndërgjegjës nisi me socialistët e ndershëm të cilët jo vetëm që i spostoi por tashmë ndihen të përjashtuar për të patur papërfillshmërinë për tju dhënë pushtet, sot vetem dy socialist në qeveri Pandeli Majko e Erion Braçe të cilët ndodhen totalisht nën hijen e tijë pakurrëfarë peshe në trendin qeverisës nga e majta shqiptare.
Kryeministri i cili prish ndërgjgjen e kollozëve e idealistëve socialist, akoma më e rëndë vjen për qytetarët me bindje të kundërta politike, vërtetë prodhimi më i keq shqiptar sëpaku nga këto 30 vite. Me patjetër se Rama në dimrin e fundit qeverises do mbahet mend gjatë për dimrat e keqij dhuratë për shqiptaret. Çohu shqipetarë prej gjumit, çohu…!