Qyteza më e ftohtë në botë

Të gjithë po përjetojmë ditë të ftohta, por banorëve të Oimiakonit do t’u dukemi njerëz që ankohen kot. Në këtë vend, temperatura mesatare në dimër është rreth – 46 gradë C, dhe njihet si vendi më i ftohtë në botë.

Oimiakoni është thellë në zemër të Siberisë dhe nuk është vend për këdo.

Rekordi i temperaturës, -71 gradë, në vitin 1924.

Qyteza ka një popullsi prej 500 banorësh dhe ata janë përshtatur me mjedisin prej kohësh.

Në Oimiakon nuk rritet asnjë llojë bime, kështu që dieta e tyre përbëhet pothuajse e gjitha nga mishi.

Po ashtu edhe “stroganina”, një lloj peshku i prerë me feta të ngrira. Por këto janë për festa. Ushqimi më i zakonshëm është supa me mish.

Por kjo s’do të thotë që s’ka fermerë. Kjo është një stallë e izoluar, ku lopët mbahen ngrohtë.

Veç kësaj, ditët janë të errëta. Sikur të mos mjaftonte temperatura, banorët në këtë qytet kanë vetëm tre orë diell në dimër, dhe 21 në verë. Është e vështirë të thuash se cila është më e keqja.

Në shekullin e njëzetë,  u quajt rrethi i vdekjes së Stalinit.

Kjo ndodhi sepse nën regjimin e tij, të persekutuarit dërgoheshin për internim në atë që quhej “Rrethi i Vdekjes”, që gjithashtu përfshin Verkojanskun, një tjetër vend i ftohtë që konkurron Oimiakonin.