Reshjet e dëborës, 115 familje mbeten të izoluara

Në qarkun e Dibrës, situata paraqitet problematike për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, duke shkaktuar që banorët të mbeten të izoluar.

Më problematike mbeten Lura, Kalaja e Dodës, Selishta, Ostreni, Trebishti, Arras, Martaneshi, Xibri e Macukulli në Mat. Shtabet e emergjencave civile janë mbledhur në katër Bashkitë e Qarkut Dibër, të cilët kanë kërkuar ndërhyje emergjente.

Është raportuar se në shumë fshatra ka patur mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e këputjes së telave. Problem mbeten edhe 115 familjet e fshatit Tërnovë në Bulqizë, ku prej 10 ditësh janë të izoluar, pasi dëbora shkon në 1 metër e 50 centimetra.