RRËFIMI/ Eduart Ndocaj: Ndjehem krenar për origjinën time. Lezha, qyteti me një histori lavdie të pashoqe. Në politikë nuk jam për të zhvatur qytetarët dhe as për të grabitur pronat e tyre

I ftuar në emisonin “The One Show”, në kanalin televiz Ora News, ish-deputeti Eduart Ndocaj, ka sjellë për publikun një rrëfim emocionues mbi jetën e tij, duke evokuar momentet kyçe të jetës dhe të veprimtarisë së tij.
Gjatë kësaj bisede, Ndocaj është ndalur në historikun e familjes së tij, e cila ka një hershmëri të vyer me kontributin e saj në çshtjet patriotike dhe kombëtare, duke qenë përfaqësuese e denjë e vlerave tipologjike dhe etnokultuore të krahinës së Mirditës.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, “kaubojsi” ka theksuar autoktoninë e tij në Lezhë, të cilën ai e pohon me krenari, pasi Lezha, sipas tij, përfaqëson me historinë e saj ndërthurjen më unike dhe më eksplicite për të gjithë Shqipërinë.
Përmes interesimit të audiencës, Ndocaj iu është përgjigjur mjaft pyetjeve mbi aktualitetin dhe zhvillimet politke në vend, për ëcilat ai mbajti qëndrimet e tij dhe bëri analizat përkatëse.
Ndiqeni të plotë bisedën e tij, e cila vjen në një mënyrë mjaft origjinale: