Shira dhe dëborë në të gjithë Shqipërinë! Ja si parashikohet moti nesër

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë orët e para të ditës në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave fillimisht në Veri dhe Jug duke gjeneruar reshje shiu dhe dëbore.

Gjatë natës vranësirat mbeten prezent në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në të dy vlerat duke luhatur ekstremumet ditore nga -7 gradë C mëngjesi deri në 14 gradë C mesdita.

Era do të fryj me shpejtësi deri mbi 30 km/h nga drejtimi Juglindja duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë