Shmangni këto 5 ushqime për një jetë të mirë seksuale

Kush thotë se ushqimi që konsumoni nuk ndikon aspak në performancën tuaj në shtrat, ju ka këshilluar gabim. E vërteta është se ushqimet si arrat dhe çokollata e ngrohin atmosferën duke shtuar dozën e erotizmit, por disa lloje të tjera ushqimesh e shuajnë epshin dhe zbehin kënaqësinë e një raporti seksual.

Më poshtë po ju listojmë disa ushqime që këshillohet t’i shmangni përpara aktit seksual:

Patatet e skuqura

Sasi të mëdha të kripës mund të ndikojnë negativisht tek meshkujt që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, dhe është më e vështirë për të mbajtur ereksionin.

Hot dogu

Edhe pse hot dog-u është shumë i shijshëm, nuk është aq i mirë kur ju keni ndërmend të bëni “aktivitete plotësuese” në krevat. Në përbërjen e tij ka yndyra të ngopura që mbushin arteriet e organit gjenital të femrës dhe mashkullit dhe në këto rrethana seksi do të jetë shumë i dobët.

Toniku

Nëse ju pëlqen të pini xhin tonik, ne ju këshillojmë që ta shmangni para netëve kur e keni ndarë mendjen që do të bëni seks. Nga pijet me gaz duke përfshirë ujë mineral dhe pije të buta, ju mund të ndiheni të fryrë. Kinina, një përbërës i cili i jep shije të hidhur tonikut mund të ulë përkohësisht nivelin tuaj të testosteronit.

Mentja

Mentoli në gjethen e mentes redukton nivelet e testosteronit dhe dëshira për seks zvogëlohet. Nëse ju përtypni çamçakëz me shije mente mund të keni probleme me nxehjen dhe kjo sigurisht nuk do të jetë e rehatshme gjatë seksit.

Ushqimi i konservuar

Të gjitha ushqimet e konservuara përmbajnë nivele të larta të natriumit të cilat mund të shkaktojnë fryrje pasi kripa nxit mbajtjen e ujërave.