“UNAZA E RE”, PROTESTA/ Eduart Ndocaj: Regjime që synojnë nënshtrimin e popullit të tyre janë të destinuara të kenë fatin e hidhur të përmbysjes dhe të goditjes fatale nga sovrani

Kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, ka patur një ditë të mbushur me aktivitet politik, duke e përmbyllur në mbrëmje në protestën e banorëve të “Unazës së Re”, ndaj së cilës ofroi të gjithë mbështetjen e tij politike.

Gjatë kësaj proteste, Ndocaj përmes megafonit, iu drejtua banorëve me një frymë inkurajuese, duke i falënderuar për rezistencën e tyre në mbrojtje të kauzës së tyre, e cila është e pashembullt për sistemet demokratike, ku shteti dhunon dhe vjedh qytetarët e tij në favor të oligarkëve.

Më tej, gjatë përshëndetjes së tij, Ndocaj nënvizoi se protesta e këtyre banorëve duhet të jetë një shembull frymëzimi dhe guximi për cdo shtetas, duhet të jetë një apel i fuqishëm që kumbon në cdo cep të Shqipërisë për tu ngritur dhe për të përzënë këtë qeverisje, e cila ka konsumuar skandale të paimagjinueshme dhe të padenja për një vend europian.

Ndocaj bëri thirrje për të gjithë qytetarët shqiptarë për tu bashkuar dhe për të dëshmuar se regjime të tilla që synojnë nënshtrimin e popullit të tyre janë të destinuara të kenë fatin e hidhur të përmbysjes dhe të goditjes fatale që marrin nga sovrani.

Për më gjatë ndiqeni të plotë video-komunikimin:

Posted by Eduart Ndocaj Faqja Zyrtare on Saturday, 19 January 2019