ZGJEDHJET E ARDHSHME VENDORE/ Eduart Ndocaj: Lezha do të njohë një perspektivë të re zhvillimore. Sot, përfaqëson një model abuziv dhe korrupsioni

Sa më shumë që i afrohemi datës së zgjedhjeve vendore, aq më e ashpër bëhet beteja në mes kandidatëve, ku mbizotëron retorika propagandistike dhe parashtrimet alternative.
Eduart Ndocaj, i shpallur tashmë kandidat për kreun e bashkisë së Lezhës, vjen n ëkëtë garë me një ambicie të madhe, duke theksuar se ka një program vizionar në funksion të zhvillimit dhe fuqizimit ekonomik të kësaj bashkie, e cila prej vitesh vuan prej keqmenaxhimit, duke krijuar problematika të mëdha të mbartuara nga një mandat në tjetrin.
Në një video-komunikim të publikuar në profilin e tij facebook, kreu i PBDKSH, Ndocaj, ka cilësuar karakterin abuziv që i është dhënë menaxhimit të këtij institucioni ndër vite të ndryshme, ku më së shumti bie në sy militantizmi i administratës dhe i skemës së punësimit, duke i trajtuar taksat e qytetarëve pa ndonjë sens dobiprurës për komunitetin.
Gjatë këtij video-komunikimi, Ndocaj është ndalur sërish tek denoncimi i disa fenomeneve korruptive dhe abuzive, sic i cilëson ai, duke evidentuar fushat kryesore, në ët cilat bashkia ka dëshmuar shkallë të lartë papërgjeshmërie, si dhe ka pohuar se përmes një stafi ekspertësh, ai do të sjellë një model të ri të administrimit të kësaj bashkie, nëse me 30 qershor do të arrinte të fitonte votbesimin e qytetarëve lezhianë.
Për më gjatë ndiqeni të plotë video-komunikimin: