ZGJEDHJET VENDORE/ Gara për kreun e bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj ka një mesazh: Rivalët e mi të padenjë për të përfaqësuar Lezhën, pasi janë të akuzuar për vepra kriminale. Unë përfaqësoj qytetarët e ndershëm dhe kam programe konkrete zhvillimore

Kryetari i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH), Eduart Ndocaj, përmes një video-komunikimi të shpërndarë në profilin e tij facebook, ka apeluar qytetarët lezhianë që me datën 30 qershor të bëjnë zgjedhjen e tyre për kryebashkiak duke u nisur nga vlerësimi programor dhe vizioni që paraqesin kandidatët në këtë garë,  ecila tashmë në mënyrë përfundimtare do të zhvillohet mes tre kandidatëve.

Ndocaj, gjatë këtij video-komunikimi nuk ka anashkaluar dhe shigjetimin ndaj kandidatëve të partive të mëdha, të cilët janë të akuzuar dhe të përfolur, duke qenë jo të denjë për postin e krebashkiakut të Lezhës. Ai, ka nënvizuar se Lezha meriton një individ të ndershëm, i cili nuk pasurohet me grabitje pronash publike dhe me vjedhje të taksave të qytetarëve, por një indivi i cili ka vizion dhe dashuri për ta zhvilluar këtë bashki, së cilës zoti i ka dhënë resurse të mëdha.

‘Unë do i ofroj Lezhës një program konkret zhvillimi, të hartuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe të mirënjohur në fushën e mirëmenaxhimit të pushtteit lokal, ndaj dhe garën për kryebashkiak, nuk e kam objektiv për pasurim dhe grabitje pronash, siç miund ta kenë rivalët e mi, por një obligim madhor, detyim qytetar dhe moral për të kontribuar për vendlindjen time. Unë nuk shfaqem në Lezhë si servil apo b…lëpirës i pushtetit, por jam gjithnjë aty, me hallet dhe problematikat tuaja, duke qenë vazhdimisht një zë mbrojtës i interesave të qytetarëve. Bashëqytetarët e mi! Nëse do të më jepni votbesimin tuaj, do të keni kryetar një njeri të ndershëm, një qytetar të thjeshtë, i cili zemren dhe mendjen e ka në dobi të zhvillimit dhe të mirëqënies qytetare tuajën’,- do të shprehej Eduart Ndocaj në videon e publikuar në rrjetet sociale, duke garantuar se ai, do të jetë një nga kandidatët e garës së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 për kreun e bashkisë Lezhë.

Ndiqeni të plotë video-mesazhin e kreut të PBDKSH: