Eduart Ndocaj: Aleancat politike në Shqipëri janë të pamoralshme. Ftoj qytetarët shqiptarë të vlerësojnë votën e tyre

Zhvillimet e fundit politike ku shihen qartazi pozicionimet e disa subjekteve që po përpiqen të futen nën sqetullat e partive të mëdha, nuk kanë kanë kaluar pa komentin e ish deputetit eduart ndocaj, i cili tashmë nën cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Aelancës Demokristiane, është shprehur ironikisht me të ashtuquajturat “aleanvca”, duke evidentuar karakterin e pamoralshëm të ndërtimit të koalicioneve dhe të qasjes që kanë partitë e mëdha në trajtimin që ju bëjnë disa partive të vogla.

Në komentin e tij, Ndocaj nuk ka anashkaluar dhe ftesën drejtuar qytetarëve shqiptarë, për të vlerësuar sic duhet mekanizimin e votës së lirë, duke mos rënë pre e “gjahtarëve” që me cdo kusht duan kompromentimin e këtij mekanizmi përmes fenomeneve të njohura të shitblerjes dhe të këmbimit për favore të ndryshme.

Ndiqeni të plotë komentin e “kaubojsit”:

Luli mirё qё nuk di tabelёn e shumёzimit, por tani ngatёrron edhe konceptin e aleatit. Kёta qё ai i quan aleatё nuk janё tё tillё. Mё lёrni t’ua shpjegoj. Nard Ndoka, Vangjel Dule, Fatmir Mediu, Dashamir Shehu, etj, vёrtet kanё secili partinё e tyre, por nё zgjedhje kanё hyrё si deputetё tё PD-sё. Aleatё nuk janё kёta. Aleat mund tё quhet Zef Bushati qё ka hyrё nё zgjedhjet e 2017 me partinё e tij; aleat ёshtё Eduart Ndocaj qё ka marrё mbi 20 mijё vota por tё vjedhura nga Luli e Rama; aleatё, edhe njёherё janё partitё e djathta. Aleat pёr tё qёnё nuk ёshtё as Monika, e cila bashkё me tё shoqin nuk la aset tё Shqipёrisё pa vjedhur.
Shqiptarё! Mjaft i lejuat kёta qё tё tallen me ju! Ka ardhur koha ti hiqni qё aty. Keta nuk kanё bёrё gjё tjetёr veçse tё groposin qypa me lekё pёr veten e tyre e pёr kushedi sa breza. Demokracia vetёm nje armё u ka dhёnё. Edhe atё njё herё nё katёr vjet. Kёshtu qё pёrdoreni me mjeshtёri sepse ёshtё shpёtimi juaj i vetёm. Krijoni njё tё ardhme pёr fёmijёt tuaj. Pёr fёmijёt tanё.