LEZHË/ Zgjedhjet për kreun e bashkisë, Aleanca Demokristiane mobilizon strukturat, Bushati: Synojmë fitoren në këtë bashki. Ndocaj, premton aleancë me qytetarët dhe zhvillim ekonomik

“Duke u mbeshtetur në filozofinë demokristiane te Konrad Adenauer, si dhe në vlerat dhe parimet themelore të Bashkimit Europian, ne kemi ofruar një vizion dhe qasje të ndryshme në politikën shqiptare duke mos qenë pjesë e kësaj klase, e cila është e molepsur në korrupsion dhe në krime të tjera që po detyrojnë shqiptarët pas tre dekadash të marrin rrugët e botës në kërkim të një të ardhme më të mirë, pasi u është vrarë shpresa nga keqqeverisja e tranzicionit të tejzgjatur“- kështu do të shprehej kreu i Aleancës Demokristiane Zef Bushati në një takim të organizuar ditën e sotme me strukturat e kësaj partie në qytetin e Lezhës.

Përmes një panorame mbi zhvillimet aktuale politike, Bushati vuri theksin në nevojën e ndryshimit të lidershipit politik në Shqipëri, pasi sipas tij, forcat politike tradicionale e kanë zhytur vendin në një pashpresshmëri, duke detyruar rininë shqiptare të derdhet rrugëve të europës në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

Më pas, kreu i Aleancës, adresoi disa akuza ndaj të gjitha palëve që kanë administruar bashkinë e Lezhës, duke mos qenë të afta të ofrojnë politika konkrete zhvillimore për këtë bashkisi, por më shumë janë fokusuar në privelegje për klientelën e tyre politike dhe për militantizmin e administratës.

Ai kujtoi se demokristinatë kanë një vazhdimësi në këtë bashki, duke qenë një forcë politike potente dhe me mbështetje elektorale, ndaj dhe ftoi strukturat e kësaj partie të mobilizohen fuqimisht për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi kjo forcë politike ka pritshmëri të larta duke synuar fitoren e kësaj bashkie, përmes kandidatit të saj, sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Demokristiane, Eduart Ndocaj, i cili prej i është imponuar kësaj fushate me program dhe alternativë ambicioze.

Në fjalën e tij, sekretari i përgjithshëm Eduart Ndocaj, vuri theksin kryesisht në nevojën për ti ofruar Lezhës një vizion të ri administrimi, të cilin ai e ka të përmbledhur në programin e tij, të mbështetur në katër kolona kryesore, ku prioritet mbetet zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura në rrugë, ujësjellësa dhe institucionet arsimore dhe edukative.

Më pas takimi vijoi me diskutime të shumta dhe me zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, të cilat i shërbejnë përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 30 qershor 2019.

Para pak ditësh, në ambientet e Hotel Tirana International, u bë bashkimi i dy partive kristiane të drejtuara nga Zef Bushati dhe Eduart Ndocaj, të cilat vijnë në një kontekst natyral për vetë parimet dhe filozofinë që karakterizon këto dy subjekte.
Ndiqni aspekte të ndryshme të këtij takimi dhe fjalën e drejtuesve të kësaj partie në takimin e sotëm me strukturat e Aleancës Demokristiane në Lezhë:

Lojtës Videosh

00:00
00:13
Lojtës Videosh

00:00
00:11
Lojtës Videosh

00:00
00:14