Nga, Klodian Noli: Eduart Ndocaj, meriton të jetë kryebashkiak i Lezhës. Ai është njeri human dhe i ndershëm në punën e tij

Pas bërjes publike të kandidimit të tij për kryebashkiak i Lezhës, Eduart Ndocajt i vijnë cdo dotë mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse nga qindra e mijëra bashkqytetarë lezhianë dhe bashkatdhetarë që gjenden me emigrim në Itali dhe në vende të tjera, duke u solidarizuar me garën elektorale, e cila pritet ti ofrojë Lezhës një nga surprizat më të befta të këtyre zgjedhjeve.

Mesazhet motivuese që i adresohen “kaubojsit” e nxisin atë të jetë një kandidat për Lezhën, pasi do të ketë një mëbshtetje të madhe, pasi ai gëzon një respekt të admirueshëm si administrator dhe si një njeri i ambicieve të mëdha, cilësi këto të mjaftueshme për ta shndërruar këtë bashki në një atraksion të zhvillimit ekonomik dhe turistik.

Eduart Ndocaj, me punën e ndershme të bërë përtej Adriatikut, si dhe me zellin që e karakterizon ka arritur të ketë një simpati të madhe tek bashkatdhetarët e tij, por dhe tek komuniteti vendas, duke u afirmuar si nëj sipërmarrës i suksesshëm dhe me një potencial të vlerësueshëm në fushën profesionale si gjeometër.

Ja një nga mesazhet e mbërrituara, që evidenton dhe portretizon vlerësimin e qindra qytetarëve për kandidaturën dhe personalitetin e Eduart Ndocajt: