PERËNDIMI I PERANDORISË RAMA

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during an interview in Tirana on June 28, 2016. When Albanian Prime Minister Edi Rama wrote to the London Times about the risk of Brexit, his message was clear -- and echoed other Balkan nations desperate to join the European Union. / AFP / DIMITAR DILKOFF (Photo credit should read DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)

Nga, Agron Prebibaj

Tashmë këto ditët e fundit po shikojmë një kryeminister “trim” e fort i shpërfytyruar përballë publikut e të vetëve, vertetë si shtaza e vetme pa kurrëfarë mbështetje as në pyllin socialist shqiptar. Tashmë Edi Rama nuk merr mbështetjen e asnjë socialisti të ndershëm, as të ministrave produkti Rama, por as të vetëm dy socialistëve në qeveri Majko e Braçe me vetëm papagallin Balla të cilët shqiptarët e thërrasin-dordoleci.

Ai, krijoji frymën më të keqe jo vetëm për vetë PS-në, por për të gjithë shoqërinë tonë, akoma më e ndezur nga mediat, intelektualët e kundërshtarët politik.
Krijimi i klimës më të keqe erdhi gjithnjë në rritje e asnjëherë indjetro, gjithnjë në sulm prej vagabondi ndaj kundërshtarëve, duke harruar se krijimi i së keqes shqiptare e ka emrin vetë Edi Rama.

Po ky krijesa e bandave kriminale, pushtuesi i tregjeve europiane me drogën shqiptare, rritjen e krizës sociale e shoqërore e cila e shndërroi në themeluesin e krimit në familje. Një kryeministër pasi sjellja e tij përballë qytetarëve krahasohet plotësisht me shtetin serb ndër shekuj me fqinjët që ndezën luftra me urrejtje ndaj atyre që e rrothrrotullojnë.

Nëse Milloshoviçi përgjaku Kroacinë, Bosnjën, Kosovën etj, tashmë Srebenicës ja ka kaluar Edi Rama me krijesën e krimit në familje pa patur pushtues, një mallkim që do zgjasë shumë. Po ta analizosh edhe më thellë, Rama prishi ndërgjegjen shqiptare duke i tulatur e blerë me paratë e drogës zgjedhësit shqiptarë, maksimumi i keq më i mundshëm për një kryeminister vendali.

Tashmë shqiptarët po e shikojnë driten e diellit e pastër duke flakur shoshën-Rama ndaj ndriçuesit.