Protesta e 16 shkurtit/ Aleanca Demokristiane shfaqet skeptike, drejtuesit mbajnë qëndrime të prera: Protesta është farsë për pazare të reja

Protesta e datës 16 shkurt, e thirrur nga opozita shqiptare kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe me kërkesa të qarta për një qeveri tranzitore, ka ngjallur dhe skepticizmin e disa partive të vogla, të cilat mbjanë qëndrime asnjanëse në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në këtë protestë. Këtë fakt e dëshmon dhe qëndrimi politik i Partisë Aleanca Demokristiane, e cila përmes drejtuesve të kësaj partie, kryetarit Bushati dhe sekretarit Ndocaj, kanë shprehur publikisht në profilin e tyre respekti të facebook-ut, qëndrimin e prerë për mospjesëmarrjen e anëtarëve dhe të simpatizantëve të kësaj force në protestën e së shtunës.

Të dy eksponentët e kësaj partie, shprehen se qeverisja e vendit dhe kryeministri Rama duhet të largohen për ti hapur vendit një perspektivë të re anëtarësimi dhe zhvillimi, por sipas drejtuesve të lartë të ADK, protesta të tilla duhet të thirren nga qytetarët dhe shoqëria civile dhe jo të bëhen demonstrime politike nga subjekte të ndryshme.

Ndiqni të plotë deklaratën e kryetarit Bushati dhe videpublikimin e sekretarit të ADK, Eduart Ndocaj:

Mbi mardhenien Basha-Rama, paktet mes tyre, dhe demi qe ata i shkaktojne ketij vendi.Mbi shpresen e vdekur ndaj PD-se dhe Lulzim Bashes.Mbi prapaskenat e politikes e mbi protesten e 16 shkurtit.

Posted by Eduart Ndocaj on Thursday, 14 February 2019

 

Shqipërisë i duhet një klasë e re politike.
Antarët dhe simpatizantët e Partise Aleanca Demokristiane nuk do te marrin pjesë ne protestë. Kjo është një protestë e organizuar nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, nga Monika Kryemadhi dhe Partia Levizja Socialiste per Integrim. Kjo është nje proteste politike e cila synon te rrëzojë Qeverinë e Partise Socialiste dhe kryeministrin aktual Edi Rama dhe te risjellë në pushtet Qeverine e Koalicionit: Parti Demokratike & Parti Levizja Socialiste per Integrim me kryeministër Lulëzim Basha dhe zvkryeministër Monika Kryemadhi. Ky Koalicion deshtoi ne vitin 2013 duke u akuzuar nga te gjithë qytetarët shqiptarë si nje qeverisje e korruptuar.
Partia Aleanca Demokristiane do te marre pjesë dhe do te mbështesë cdo proteste te organizuar nga qytetaret, sindikatat, shoqeria civile, per realizimin e kerkesave te tyre.
Partia Aleanca Demokristiane nuk mbeshtet rikthimin në pushtet te PD & LSI.
Partia Aleanca Demokristiane do te vazhdoje te punoje per ndryshimin e Ligjit Zgjedhor dhe formimin e nje klase te re politike qe te marrë përgjegjësinë e nxjerrjes se Shqiperise nga kriza.