Protesta e 16 shkurtit/ Zef Bushati: Manifestim mbresëlënës dhe mesazh i qartë i pakënaqësisë ndaj qeverisjes

Dhjetra mijëra qytetarë të ardhur nga të gjtha qytetet e Shqipërisë për të protestuar ne Tiranë e dhane të qartë mesazhin e tyre të pakënaqësisë ndaj qeverisjes se mazhorancës socialiste dhe qeverisë së saj. Kjo proteste, ky manifestim ishte mbresëlënës, dhe imponues për të gjykuar rreth mesazhit të saj me mëndje te ftohtë dhe arsyetim të qetë e të matur.

Por për të ardhur keq, përsëri edhe këtë protestë masive, e dyta mbas protestës së studentëve, e prishi politika e gabuar e krerëve të PD & PS & LSI. Edhe kjo protestë e prindërve të studentëve, e motrave dhe vëllezërve të tyre, e qytetarëve të dëshpëruar që kanë kohë që protestojnë në disa qytete të Shqipërisë për vështirësitë ekonomike, per statusin e minatoreve, per keqtrajtimin e bizneseve të vogla e të mesme, per cmimin e karburanteve, per cmimin e biletave te udhtareve me aeroplanë e tragete, per taksat e tatimet, per gjobat marramendëse, per pensionet qesharake e skandaloze, per humbjen e besimit dhe te shpreses, per largimin e mjekëve infermierëve, specialistëve, rinisë nga Shqiperia, per humbjen e integritetit, dinjitetit te shtetit te tyre, etj. etj, u drejtua keq nga Kryetari i PD-se Basha.

Deklarimet e Bashës dhe Kryetares së LSI Kryemadhi para ditës së protestës, me nje gjuhe dhe tonalitete të ashpra e kërcënuese, nuk e kalonin kufirin e llogjikes së adoloshences dhe ishin nen pjekurine e duhur te nje lideri politik. Basha shkoi qytet me qytet në cilësinë e Kryetarit te PD-se dhe i bëri thirrje qytetarëve të dëshpëruar te marrin pjesë ne protestë, por ne momentin e fundit i braktisi duke e lënë protesten që ta udhëhiqnin qytetarët e Astirit, qytetarët më të dëshpëruar të kësaj proteste, që kanë me dhjetra ditë që protestojnë cdo mbrëmje kundër prishjes nga ana e qeverisë së banesave e bizneseve te tyre, te cilat i kane ndertuar me njemije halle me djersen e ndershme te familjareve te tyre.

Cfare mund te pritet nga njerezit qe po u prishin shtepite ku kane 20 vite qe jetojne ? Cfare mund te pritet nga qytetaret që po u prishin bizneset dhe që po u heqin buken e gojes ? Zemërimi i tyre kalon çdo kufi. Nuk e dinte Basha këtë fakt ? Eshte e pa moralshme te perdoresh njerezit ne hall dhe te zemëruar per interesat e tua personale, per egoizmin tend per tu bere kryeminister. Ashtu siç eshte e pa moraleshme nga ana e qeverise te perdore zemerimin e nje grupi te vogel, por thellesisht te zemëruar, per te etiketuar protesten e dhjetra mijera qytetareve si proteste me akte dhune e vandalizmi.

Pse ushtaret e Gardes se Republikës priten me “qetësi “derisa ky grup i vogel i cili “çau” kordonin prej tre rreshta policesh te nisnin punen per cmontimin e skelave mbrojtese te dyeve te kryeministrise ? Pse nuk perdoren qe ne momentin e pare gazin lotsjellës ! Apo pse u interesonte që protestes ti vendosnin njollen e dhunes e te vandalizmit.
Këto qëllime e veprime nuk mund te çojnë ujë as ne mullirin e Bashës e as ne mullirin e Ramës. Zgjidhja nuk vjen nepermjet rrugëve te mashtrimit. Mund te mashtrosh nje ose disa qytetare, por nuk mund te mashtrosh nje popull te tërë.