Protesta e djeshme, reagon Eduart Ndocaj: Prapa këtyre demonstrimeve, fshihen përpjekje për pazare

Protesta e djeshme e opozitës shqiptare nuk ka kaluar pa vëmendjen dhe komentet e ndrsyshme të opinonit publik, apo dhe të përfaqësuesve të ndryshëm të politikës shqiptare, të cilët ndajnë këndvështrime dhe pikëpamje që sipas tyre, vijnë në harmoni me ndonjë marrëveshje të mundshme që palët politike mund të kenë njëra me tjetrën.

I këtij mendimi është dhe ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili përmes një video-komunikimi me ndjekësit e tij, shprehet i bindur se protesta të tilla i shërbejnë ngjizjes së marrëveshjeve të pista që bëhen në dëm të qytetarëve dhe të interesave të Shqipërisë.

Ndocaj, është shfaqur i ashpër me stisjen e protestave të tilla, të cilat asnjëherë nuk i kanë shërbyer interesave të qytetarëve, por përkundrazi ka artikuluar bindjen e tij, se prapa këtyre demonstrimeve, fshihen përpjekje për pazare.

Ndiqeni të plotë video-komunkimin dhe komentin e z. Ndocaj:

Protesta e Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim eshte mbyllur. Pese ore ka zgjatur tubimi i tyre, ku militantet e opozites i shkaterruan hyrjen e kryeministrise, por nuk u cenuan per asnje moment nga policia.
Por, perpara se kjo proteste te ndodhte, Monika Kryemadhi ka perseritur vazhdimisht, (hera e fundit qe e tha ishte ne emisionin Opinion), se ne date 16 shkurt (pra sot) ose do te jape doreheqjen Edi Rama, ose do te jape doreheqjen ajo dhe Lulzim Basha.
Ajo e bindur në rrëzimin e Ramës nga pushteti e argumenton me këtë frazë: “O do iki unë me Lul Bashën, ose do iki Rama…”.
Por protesta mbaroi. Edi Rama eshte serish kryeminister sepse kryeministri ne Shqiperi zgjidhet me vote e jo me rremuje.
Pyetja qe shtrohet eshte: A do te jape sot doreheqjen Monika Kryemadhi e Lulzim Basha?

Protesta e Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim eshte mbyllur. Pese ore ka zgjatur tubimi i tyre, ku militantet e opozites i shkaterruan hyrjen e kryeministrise, por nuk u cenuan per asnje moment nga policia.Por, perpara se kjo proteste te ndodhte, Monika Kryemadhi ka perseritur vazhdimisht, (hera e fundit qe e tha ishte ne emisionin Opinion), se ne date 16 shkurt (pra sot) ose do te jape doreheqjen Edi Rama, ose do te jape doreheqjen ajo dhe Lulzim Basha.Ajo e bindur në rrëzimin e Ramës nga pushteti e argumenton me këtë frazë: “O do iki unë me Lul Bashën, ose do iki Rama…”.Por protesta mbaroi. Edi Rama eshte serish kryeminister sepse kryeministri ne Shqiperi zgjidhet me vote e jo me rremuje.Pyetja qe shtrohet eshte: A do te jape sot doreheqjen Monika Kryemadhi e Lulzim Basha?

Posted by Eduart Ndocaj Faqja Zyrtare on Saturday, 16 February 2019