22 Marsi, fitorja e demokracisë, ish-deputeti përcjell mesazhin kuptimplotë/ Ndocaj: Shqiptarët duhet të votojnë dhe një herë si 27 vite më parë

27 vite më parë, 22 marsi erdhi si një ditë shprese për shqiptarët, të ciltë në mënyrë plebishitare votuan Partinë Demokratike, si alternativën e prosperitetit të tyre dhe të përbushjes së ëndrrës shekullore për ta parë Shqipërinë si e gjithë Europa.
Kjo ngjarje e madhe politike, ka sjellë reagimin e ish-deputetit Eduart Ndocaj, i cili përmes një video-mesazhi, ka bërë një panoramë të shkurtër të situatës aktuale, duke hequr paralelele me zhvillimet e vitit 1992, ku shqiptarët bindshëm përmbysën partinë që për gjysën shekulli kishte mpirë damarët e shoqërisë shqiptare deri në venitje, për t’ia dhënë pushtetin partisë që solli pluralizmin politik.
Por, Ndocaj është ndalur gjatë në parashtrimin e tij, duke akuzuar të gjithë drejtuesit e shtetit dhe të qeverive të ndryshme gjatë këtyre afro tre dekadave, duke i etiketuar si “këlysh” të komunizmit dhe që nuk epërmbushën aspiratën e popullit, por përkundrazi sollën një sistem që është surrogat i një shteti që orientohet në mentalitet dhe në principe otomane.
Ndiqeni të plotë video-mesazhin e ish-deputetit Ndocaj:

Posted by Eduart Ndocaj on Friday, 22 March 2019