DJEGIA E MANDATEVE NGA OPOZITA, REAGON EDUART NDOCAJ: SHQIPTARËT TË MARRIN FATIN E TYRE DUKE MOS I BESUAR PARTIVE QË KANË QEVERISUR SHQIPËRINË, PASI JANË PËRGJEGJËSE PËR MUNGESËN E SHPRESËS NË KËTË VEND

Zhvillimet e fundit politike të cilat kanë precipituar në shfaqje teatrale të institucioneve demokratike në vend, duke vënë në pikëpyetje të madhe nivelin e demokracisë dhe tërësinë e sistemit të gatuar për afro tre dekada në Shqipëri, kanë ngjallur debate nga të gjitha krahët e politikës, duke apeluar për zgjidhje të mënjëhershme dhe mundësinë e dialogut politik në mes palëve, me synim krijiimin e premisave konkretë si mundësi reale e çeljes së negociatave me BE-në.

Përmes një video-komunikimi, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Demokristiane, Eduart Ndocaj, ka lëshuar apelimin koherent të tij, duke u kërkuar qytetarëve shqiptarë, se tashmë është koha që shqiptarët të marrin fatet e tyre, duke mos i besuar asnjë prej partive që e kanë qeverisur këtë vend, pasi janë përgjegjëse për politikat e tyre duke e zhytur këtë vend në pashpresshmëri dhe mjerim të plotë.

Ja postimi i plotë i ish-deputeti Eduart Ndocaj:

Pavarësisht faktit që partia demokratike ka përfaqësuar dhe vazhdon të perfaqësojë vjedhjen, krimin e mashtrimin përjashtimi i Rudina Hajdarit nga Gazmend Bardhi, sekretari i partisë demokratike, është krimi i rradhës. Krim i zhvillimit, i së ardhmes e i lirise së shqiptarëve. Një sekretar që doli nga hiçi, por që është kukulla e rradhës që i levërdis Saliut. I levërdis sepse i përket komunitetit të LGBT-së dhe Saliu, pastaj Basha, e dinë mirë që këta sjellin vota. Kjo është politika e qelbur që këta bëjnë.
Historikisht kjo parti asnjëherë nuk ka mbështetur njerëz që e duan demokracinë dhe ndryshimin për këtë vend. Duke e filluar nga Azem Hajdari deri te Sokol Olldashi. I kanë rrahur, dhunuar e torturuar deri në vdekje të gjithë politikanët që kanë dashur demokracinë në këtë vend. Prandaj unë e vleresoj vendimin e Rudinës për mos të qenë më pjesë e kësaj bande. Dhe jam i sigurt që do japë një kontribut të mirë për Shqipërinë.

 

Pavarësisht faktit që partia demokratike ka përfaqësuar dhe vazhdon të perfaqësojë vjedhjen, krimin e mashtrimin përjashtimi i Rudina Hajdarit nga Gazmend Bardhi, sekretari i partisë demokratike, është krimi i rradhës. Krim i zhvillimit, i së ardhmes e i lirise së shqiptarëve. Një sekretar që doli nga hiçi, por që është kukulla e rradhës që i levërdis Saliut. I levërdis sepse i përket komunitetit të LGBT-së dhe Saliu, pastaj Basha, e dinë mirë që këta sjellin vota. Kjo është politika e qelbur që këta bëjnë. Historikisht kjo parti asnjëherë nuk ka mbështetur njerëz që e duan demokracinë dhe ndryshimin për këtë vend. Duke e filluar nga Azem Hajdari deri te Sokol Olldashi. I kanë rrahur, dhunuar e torturuar deri në vdekje të gjithë politikanët që kanë dashur demokracinë në këtë vend. Prandaj unë e vleresoj vendimin e Rudinës për mos të qenë më pjesë e kësaj bande. Dhe jam i sigurt që do japë një kontribut të mirë për Shqipërinë.

Posted by Eduart Ndocaj on Wednesday, 13 March 2019