Eduart Ndocaj: Situata politike në vend përgjegjësi e të gjitha forcave qeverisëse. Synoj të fitoj bashkinë e Lezhës, pasi dua të ndërtoj një qytet ku ka shpresë dhe të ardhme

Eduart Ndocaj, gjithnjë shfaqet polemizues duke demonstruar karakterin e tij asnjënës në politikën shqiptare dhe ky pozicion i është imponuar si rezultat i pabesueshmërisë që shfaqin liderët e të dy krahëve politik, të cilët më së shumti i trajtojnë partitët e tjera, vecanërisht ato joparlamentare si silueta që u plotësojnë dekorin e lojës së tyre.

I ftuar në emisionin ‘Kolaudim’, ndocaj ka bërë një sintezë të zhvillimeve politike, duke dhënë mendimin e tij, se për situatën e krijuar në vend janë përgjegjëse të gjitha palët.
Me humorin tipizzues, “kaubojsi”, ka evidentuar disa aspekte të aktualitetit, duke nënvizuar vecmas liderin e opozitës, ndaj të cilit nuk kurseu kritikat mbi mënyrën e opozitbërjs.

Ndiqeni të plotë opionin e tij dhënë në studion e emisionit ‘Kolaudim”:

Nuk do lodhem kurrё se thёni tё vёrtetёn, sepse kjo do tё thotё tё lodhem me tё qёnit i ndershёm. 
E kam pёrsёritur dhe do ta pёrsёris qё unё kam hyrё si deputet i PS-sё jo si ushtar i Edi Rames por si i Lezhёs. Kam hyrё nё atё parti me shpresёn mё tё madhe qё tё ndryshoja vendin tim edhe pse besimi im nё kёtё parti ishte vetёm 1%. Jam pёrkushtuar me mish e me shpirt ta marr Lezhёn dhe tё ndёrtoj njё qytet tё ri. Dhe kёtё tё dashur miq nuk e kam bёrё me paratё e njё invalidi. Jo me paratё e lezhjanёve. Jo me para tё vjedhura. Jo me para droge. Por me djersёn e ballit. Me kursimet e mia. Me punёn time tё ndershme. 
E gjithsesi nuk pendohem, do bёja mё shumё e do vazhdoj nё mёnyrё qё tё ndryshoj vendin tim.

Ndocaj flet pёr Ramёn e Bashёn

Nuk do lodhem kurrё se thёni tё vёrtetёn, sepse kjo do tё thotё tё lodhem me tё qёnit i ndershёm. E kam pёrsёritur dhe do ta pёrsёris qё unё kam hyrё si deputet i PS-sё jo si ushtar i Edi Rames por si i Lezhёs. Kam hyrё nё atё parti me shpresёn mё tё madhe qё tё ndryshoja vendin tim edhe pse besimi im nё kёtё parti ishte vetёm 1%. Jam pёrkushtuar me mish e me shpirt ta marr Lezhёn dhe tё ndёrtoj njё qytet tё ri. Dhe kёtё tё dashur miq nuk e kam bёrё me paratё e njё invalidi. Jo me paratё e lezhjanёve. Jo me para tё vjedhura. Jo me para droge. Por me djersёn e ballit. Me kursimet e mia. Me punёn time tё ndershme. E gjithsesi nuk pendohem, do bёja mё shumё e do vazhdoj nё mёnyrё qё tё ndryshoj vendin tim.

Posted by Eduart Ndocaj on Sunday, 10 March 2019