INTERVISTA/ Eduart Ndocaj: Dialogu politik është zgjidhja e vetme e situatës aktuale. Bashkia Lezhë do jetë surprizë e këndshme e zgjedhjeve të 30 qershorit, pasi partitë e mëdha do marrin një mësim të cmuar

Ish-deputeti “kaubojs”, Eduart Ndocaj, përmes një interviste të zhvilluar për portalin “Arberia Online”ka bërë një sintezë të zhvillimeve politike në vend, duke vënë theksin tek mungesa e jetës demokratike dhe tek mosfunksionimi i institucioneve kushtetuese, gjë që ka prodhuar një krizë reale, së cilës i duhet dhnë një zgjidhje të mënjëhershme me qëllim evitimin e ndonjë përplasje me natyrë civile, cka do të ishte fatale për fatet e demokracisë dhe të procesve integruese.

Ndocaj, gjatë kësaj interviste, është ndalur gjatë në ambicien e tij për të kandiduar për kreun e bashkisë Lezhë, duke pohuar së kjo është një shtysë që i vjen nga bashkëqytetarët lezhianë, të cilët të zhgënjyer nga administrimi ndër vite i kësaj bashkie nga përfaqësues të tre partive të vjetra, i kanë kërkuar “kaubojsit” të shpallë kandidaturën si dhe i ofrojnë mbështetjen e nevojshme, duke e konsideruar profilin e tij si një administriues të devotshëm dhe të denjë për interesat e komunitetit dhe për zhvillimin ekonomik.

Më pas, Ndocaj ka evidentuar disa aspekte të keqadministrit të bashkisë së Lezhës, kryesisht në politikat fiskale dhe tatimore, të cilat kanë rënduar biznesin vendas, duke dëmtuar kështu një nga damarët kryesorë të qarkullimit ekonomik, e për pasojë janë krijuar premisa dhe mekanizma që cojnë në falimentimin e bizneseve dhe mbylljen e një sërë punishteve me karakter artizanal, që ishin një burim të ardhurash ekonomike, jo vetëm për familjet e tyre, por dhe për buxhetin e bashkisë.

Gjatë kësaj interviste, Ndocaj ka listuar disa nga proritetet e punës së tij si kryebashkiak i Lezhës, duke u zotuar se do të ndërhyjë në infrastrukurë, por dhe në shumë drejtime të rëndësishme të jetës ekonomike, sociale dhe kulturore të kësaj bashkie.

Në fund, Ndocaj, ka apeluar bashkëqytetarët lezhianë të votojnë me përgjegjësi dhe të qëndrojnë larg joshjes momentale, pasi vota e tyre duhet të jetë në funksion të perspektivës zhvillimore të bashkisë, duke synuar shfrytëzimin efektiv të burimeve dhe potencialeve që ka Lezha në dobi të komunitetit.

Për më gjatë, ndiqeni të plotë intervistën:

Programi im për një Lezhë europiane!

Të nderuar qytetarë! Do ju lutesha të gjithëve të më ndiqni në këtë intervistë. Këtu gjeni gjithçka mbi programin tim dhe atë që unë dua të bëj për Lezhën. Unë e di që është e vështirë t’ju bind duke qënë se ne si shqiptarë kemi pasur historikisht përvoja jo të mira në aspektin politik, por unë po bej të pamundurën që kjo gjë të ndryshojë. Unë nuk dua t’ju ofroj vetëm 50€ në 4 vjet, por të ndërtoj politika të tilla që t’ju mbështesin ekonomikisht, vlera e të cilave nuk do krahasohet me këtë 50€-sh. Ju premtoj që do jem i ndershëm deri në qindarkën e fundit dhe ju siguroj që nuk po bëj e as kam ndërmend të bëj asgjë për përfitim personal. JU KAM DHËNË BESËN!

Posted by Eduart Ndocaj on Monday, 25 March 2019