LEZHË/ Gara për kreun e Bashkisë, Ndocaj përmes bashkëbisedimit me ndjekësit premton mirëmenaxhim të fondeve publike dhe zhvillim të sektorëve kryesorë të saj

Kandidati i Aleancës Demokristiane për bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, ka zgjedhur bashkëbisedimin e tij me ndjekësit për të ndarë me ata analizën e javës mbi situatën politike në vend, si dhe iu është përgjigjur interesimit të ndjekësve të shumtë me disa nga pyetjet që i adresoheshin, duke kërkuar nga Ndocaj përgjigje për një sërë cështjesh të karakterit administrativ dhe ekonomik që shqetësojnë qytetarët lezhianë.

Ndocaj, u ka bërë të qartë bashkëqytarëve të tij, se Lezhën do e menaxhojë me një staf profesional, i cili garanton profesionalizëm në të gjitha fushat e administrimit të kësaj bashkie dhe do të evitojë militantizmin partiak, si fenomen që po gërryen taksat e lezhianëve me punonjës parazitë, pa asnjë efektivitet, si dhe do ta reformojë administratën me kritere të mirëfillta profesionale dhe me individë që nuk i shërbejnë partive politike, por zgjidhjes së problematikave të qytetarëve.

Gjithashtu, Ndocaj ka evidentuar disa nga prioritetet e punës së tij, ku padyshim, zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e kapaciteteve investuese në sektorët primarë mbeten sfidat me të cilat ai synon të ballafaqohet realisht, duke implementuar metodat lobuese të investimeve si dhe menaxhimin me efikasitet të granteve të akorduara.

Moment kyc në programin e tij,-theksoi Ndocaj- është dhe përmirësimi i infrastrukturës në insitucionet arsimore dhe shëndetësorë të kësaj bashkie, duke premtuar standarde bashkëkohore të tyre, si garantoi përmirësimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve duke synuar zgjidhjen përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj bashkie.

Për më shumë ndiqeni të plotë video-bashkëbisedimin e kandidatit Ndocaj me ndjekësit e tij: