Përplasja e banorëve tek “Petro Nini”, reagon ish-deputeti/ Ndocaj: Europa ku duam të shkojmë nuk i nxjerr në rrugë fëmijët dhe gratë. Kjo qeverisje është antinjerëzore

Pamjet e djeshme ku përmbarimorët privatë po ekzekutonin një vendim gjykate për nxjerrjen jashtë nga banesa të disa familjeve tek “Petro Nini’ kanë sjellë një valë reagimesh të shumta nga qytetarët, por dhe nga politikanë të njohur në vend.
I mënjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ish-deputetit Eduart Ndocaj, i cili nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, duke e konsideruar një qënie antinjerëzore dhe të padenjë për të qeverisur këtë vend.
Ndocaj u ka kujtuar qeveritarëve tanë, se në Europën ku duam të shkojmë, këto veprime arbitrare, duke nxjerrë në mesin errugëve një nënë me fëmijët e saj as nuk mendohen, përkundrazi ka politika të qarta sociale për strehimin, ndërsa Tirana e kaposhëve të politikës i nxjerr qytetarët pamëshirshëm në udhëkryqin e rrugëve, pa asnjë përkrahje apo mbështetje.
“Kaubojsi” është nëj nga ish-deputetët më aktiv në politikën shqiptare sa i takon mbrojtjes së interesave qytetare dhe problematikave sociale dhe ekonomike të vendit.

Ja reagimi i plote:

Ku po e çoni Shqipërinë z. Kryeministër?! Nëpër Europë u japin shtëpi të pastrehëve ndërsa ju i dhunoni e i nxirrni jashtë. Si mund të nxjerrësh në rrugë një nënë me fëmijë?! Si mund t’u grabisësh pronat qytetarëve? Si mund të zerosh mundimin e gjithë atyre viteve të qytetarëve të këtij vendi? Ju përfundimisht nuk jeni njeri! Nuk jeni njerëzor! Nuk keni mëshirë! Jeni për të ardhur keq zoti Kryeministër. Për të ardhur keq!